Përfaqësues të Këshillit për Etikë në Media në Konferencën Rajonale për vetë-rregullim të mediave në Beograd

Përfaqësuesit e Këshillit, Mirçe Adamçevski, Filip Gjurçinovski, Teofil Bllazhevski, Marina Gjorgievska dhe Semi Mehmeti, në konferencë e prezantuan punën e deritanishme të KEMM-it, si dhe Kodeksin e Gazetarëve dhe marrëdhëniet midis qytetarëve dhe mediave me fokus në procesin e ndërmjetësimit.

Qëllimi i konferencës ishte avancimi i bashkëpunimit rajonal dhe shkëmbimi i përvojave nga sfera e etikës mediale, si dhe harmonizimi i qëndrimeve në lidhje me regjistrimin zyrtar të rrjetit rajonal të trupave për vetë-rregullim.

Në konferencë morën pjesë përfaqësues të trupave për vetë-rregullim nga Maqedonia, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Kosova dhe Mali i Zi, si dhe përfaqësues nga Shqipëria, e cila është në procesin e krijimit të trupit për vetë-rregullim.

1

3

5

Scroll to Top