▷ Mbrojtja të drejtës të publikut të ketë qasje deri te informata e plotë dhe objektive, e cila do të jetë në pajtim me normat etike. Kjo mbrojtje në rast të donjë përmbatjeje të kontestueshme të sigurohet përmes një procesi të paanshmëm dhe profesional të vlerësimit të përmbajtjejes dhe të ankimit për të njejtin, pas cilës do të ndërmiren masa në pajtim me Statutin dhe regulloren e Komisionit për ankesa pranë Këshillit. |
▷Mbrotja e mediave përmes ngritjes së vazhdueshme të reputacionit të tyre, përmes kujdesjes të përditshme për zbatimin e standardeve në profesionin nga vetë mediat, por edhe përmes mediacionit si proces i cili bën ngritjen e besimit përmes publikut dhe mediave. |
▷ Promovim të gazetarisë të mirë dhe profesionale në gjitha mënyrat e mundshme të cilat i ka në dispozicion KEEM si bashkësi edhe çdo anëtar i këshillit veçmas. |
▷ Ngritja e vetëdijes së opinionit mbi standardet profesionale dhe etike që duhet t’i respektojnë mediat, |
▷ Avancimin e regullave dhe normave etike përmes avancimit të Kodeksit të gazetarëve. |
▷ Uljen e rasteve të të zgjedhjes së kontesteve përmes organeve gjyqësore ndërmjet publikut/lexuesve dhe shikuesve me mediat. |
▷ Mbrojtja e lirisë së mediave dhe të drejtës të opinionit për t’u informuar. |
▷ Parandalimi i ndikimit të shtetit, partive politike dhe qendrave të tjera të ndikimit mbi mediat. |
▷ Mbrojtja e interesave të opinionit, duke siguruar një proces të pavarur efikas dhe të drejtë në zgjidhjen e ankesave në lidhje me përmbajtjet mediatike. |
▷ Promovimi i cilësisë në përmbajtjet mediatike, duke miratuar udhëzime të qarta dhe praktike për punën e redaktorëve dhe gazetarëve. |
▷ Ngritja e vetëdijes së opinionit mbi standardet profesionale dhe etike që duhet t’i respektojnë mediat. |
▷ Krijimi i një mjedisi për autokritikë, ndërgjegjësim dhe llogaridhënie të mediave ndaj opinionit. |
▷ Lehtësimi i qasjes në media për opinionin. |
▷ Avancimi i kodit etik të gazetarëve. |
▷ Reduktimi i të gjitha formave të censurës dhe vetë-censurës në gazetari. |
▷ Zvoglimin e kontesteve gjyqësore përmes publikut dhe mediave reth përmbajtjeve gazetareske/mediale. |
▷ Promovim të arsimimit gazetaresk, duke filluar nga grupi më i cenueshëm i publikut – fëmijët dhe adoleshentët. |
▷ Promovim të principeve të gazetarisë së mire, përmes promovimit të standardeve profesionale dhe etike në institucionet mediale siq janë institucionet arsimore/ institucione të tjera të specializuara (shkolla, fakultete, universitete). |