Çmimin e parë, sipas vendimit unanim të jurisë treanëtarëshe, e mori redaksia e Laboratorit hulumtues reporterial, për storjen me temë “Diagnoza të pasigurta: Si testet holandeze rrejshëm të deklaruara për COVID-19 nga Kina përfunduan në Maqedoni, SHBA dhe vendet e BE-së”. Storja trajton një temë mjaftë të rëndësishme dhe përmbajtësore me interes të gjerë publik, e cila zbulon një rrjet ndërkombëtarë të keqpërdorimeve në emër të fitimit gjatë pandemisë.
Çmimin e dytë të konkursit të sivjetshëm të KEMM e fitoi storja me titull “TV 21 hyri në laborator, si përpunohen testet me koronavirus”, të autorit Jovica Paunovski, e transmetuar në Televizionin 21. Bëhet fjalë për reportazh që trajton temë aktuale prej Laboratorit të Fakultetit të mjekësisë veterinare, Shkup, ku përpunohen strishot e pacientëve me simptoma të COVID-19. Reportazhi sqaron procedurën e bërjes së testeve për koronavirus, kushtet dhe mënyrën se si punojnë njerëzit e përfshirë.
Juria vendosi që për konkursin e sivjetshëm çmimin e tretë ta ndajnë dy autorë.
Në rastin e parë janë kronikat televizive “Beteja për ushqimin më e fuqishme se frika nga COVID-19” dhe “Diabeti – rreziku i dytë më i madh për koronavirusin”, të autores Katerina Topallova, të transmetuara në TVM.
Seriali i dytë i storjeve të shpërblyera me çmimin e tretë janë “Në fshatin Ballancë dhe në Dibër pak para shpalljes së gjendjes së krizës”, dhe “Numri më i madh i të infektuarve të ri gjatë javëvë të fundit janë prej disa komunave të Shkupit dhe nga Tetova – pamje nga terreni”, të autorit Hekuran Akifi, të transmetuara në emisionin 360 gradë, në televizionin Alsat-M.
Përveç çmimeve për storjet më të mira, juria vendosi të ndajë edhe dy mirënjohje.
Mirënjohja e parë ndahet për shkrimin e autorit Petre Dimitrov për storjen me titull “Maskat maqedonase, vizirët, tunele për dezinfektim, skafanderë: Koronavirusi hapi edhe mundësi të reja biznesi”, të publikuar në portalin eMagazin.
Juria vendosi t’i ndajë mirënjohje edhe gazetarit Zoran Jovanovski, për storjet “Hulumtim: pse nuk ka, ndërsa edhe po t’i gjeni janë më të shtrenjta – maskat, mjetet për dezinfektim, dorezat” dhe “Në Labunishtë të Strugës ka lëvizje edhe pas 5 të vdekurve dhe 20 të infektuarve nga koronavirusi”, të transmetuara në emisionin 360 gradë, në TV Alsat-M.
Me jurinë kryesoi Venera Azizi, ndërsa anëtarë të saj ishin edhe Emilija Petrevska Kamenjarova dhe German Fillkov.
Siç u shpreh drejtoresha ekzekutive e KEMM, Marina Tuneva, pa punën e palodhshme të mediave dhe të raportimit profesional, qytetarëve do t’u mungonin shumë informata rreth pandemisë së koronavirusit, as, do të ishin në gjenjde të përballen me një sërë dezinformata, spekulime dhe të pavërteta, të cilat edhe më shumë e shtuan shqetësimin dhe frikën e qytetarëve.
Shpallja publike e KEMM ishte e hapur për të gjithë gazetarët profesional dhe redaksitë që kanë publikuar storjet e tyre në media në Maqedoni, gjatë periudhës prej 1 janarit e deri me 31 maj të këtij viti. Në konkursin e sivjetshëm janë paraqitur gjithsej 66 storje gazetareske, nga të cilat 28 të publikuara në televizion, 26 në portale interneti, 6 në agjenci lajmesh, 3 në media të shtypura dhe 3 në platforma të tjera mediatike, gjegjësisht gjithsej 30 autorë.
Çmimet ndahen me ndihmën financiare të UNESCO-s dhe të BE-së, në kuadër të projektit “Ndërtimi i besimit në media në Evropën Juglindore dhe Turqi – faza 2”.