Misioni i OSBE-së në Shkup dhe Këshilli për Etikë në Media promovojnë udhëzimet e hartuara për herë të parë për mediat online në Maqedoninë e Veriut

“Standardet etike duhet të zbatohen në të gjitha platformat mediatike pasi sfidat etike të gazetarisë janë të vlefshme si jashtë ashtu edhe në internet”, tha Clemens Koja, Shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup..

Drejtoresha Ekzekutive e Këshillit të Etikës në Media, Marina Tuneva,  deklaroi se në të gjitha shoqëritë demokratike, vetërregullimi është mënyra më e mirë për të rritur llogaridhënien e mediave online dhe për të parandaluar legjislacionin e panevojshëm të medias. Rrethanat me ndryshim të shpejtë, në të cilat punojnë mediat tradicionale dhe ato online kërkojnë azhurnim të vazhdueshëm të një kornize etike.

“Shpresojmë që ky instrument vetë-rregullues do të motivojë mediat online që të përqafojnë vlerën e gazetarisë profesionale dhe të përgjegjshme në punën e tyre”, tha Tuneva. “Udhëzimet synojnë të shërbejnë si një mjet që ndihmon në zgjidhjen e dilemave se si të trajtojnë aspektet lidhur me përmbajtjen gazetareske të botuar në internet. Këto aspekte nuk janë përfshirë ose shpjeguar në detaje në kornizën aktuale etike. “

“Një detyrë thelbësore e Këshillit tonë është të nxisë dhe rivendosë besimin e publikut në gazetari. Në këtë drejtim, ne do të vazhdojmë të avokojmë për zbatimin e standardeve etike në të gjitha platformat mediatike,” përfundoi Tuneva.

Udhëzimet, në dispozicion: https://semm.mk/sq-al/pravna-ramka-2/2015-11-01-07-10-08/kodeks/876-udhezime-per-raportim-etik-te-mediave-online,  zbatohen për të gjithë informacionin dhe përmbajtjen që media online boton në rrjetet sociale ose platformat tjera në internet.

logo SEMM 2 2 2 2 2obse

 
Scroll to Top