Duke njohur shtypjen me të cilën përballen redaktorët, gazetarët dhe punonjësit e medias kur raportojnë për ngjarje të tilla tragjike, theksojmë nevojën për të bërë dallimin midis pretendimeve dhe fakteve dhe për të qenë veçanërisht vigjilentë duke pasur parasysh se ka viktima të mitura në tragjedinë.
Në të njëjtën kohë ju kujtojmë nenin 8 të Kodit të Gazetarëve, sipas të cilit mënyra e raportimit të aksidenteve duhet të jetë pa sensacionalizëm. Mediat duhet të kenë kujdes që të mos publikojnë emrat dhe fotot e viktimave, as të dhëna nga të cilat në mënyrë jodirekte do të mund të zbulohet identiteti i viktimave, para se t’i shpallin zyrtarisht institucionet kompetente.
Duke pasur parasysh rëndësinë dhe pasojat e aksidentit, u bëjmë apel të gjitha mediave që të harmonizojnë siç duhet skemat e tyre programore për të raportuar me një shkallë të lartë përgjegjësie profesionale dhe morale.