Thirrja për aplikime është e hapur për të gjithë gazetarët profesionistë dhe redaksitë që botuan storiet e tyre gjatë periudhës nga 1 maj 2020 deri më 1 maj 2021. Kriteret për çmimet do të përfshijnë vërtetësinë, analizën, nivelin në të cilën raportimi i shërben interesit më të gjerë publik, si dhe pajtueshmërinë me standardet më të larta etike në gazetari. Raportimet e paraqitura mund të jenë të çdo forme apo zhanri gazetaresk (tekst, artikull, dokumentar, raport, intervistë).
Autorët e storieve më të mira do të marrin çmimet si vijon:
- Vendi i parë – pajisje IT me vlerë 800 EUR
- Vendi i dytë – pajisje IT me vlerë 600 EUR
- Vendi i tretë – pajisje IT me vlerë 400 EUR
Gazetarët individual dhe redaksitë mund të propozojnë deri tre (3) artikuj gazetareske.
Konkursi është i hapur deri më 16 maj 2021.
Çmimet për storiet më të mira lidhur me raportimin mbi grupet e cenueshme dhe të margjinalizuara gjatë pandemisë së koronavirusit (Covid-19) jepet nga KEMM dhe Misioni i OSBE-së në Shkup për të inkurajuar gazetarët të promovojnë konceptin e barazisë dhe integrimit të grupeve të cenueshme dhe të margjinalizuara të qytetarëve përmes raportimit profesional dhe etik të temave me interes publik.
Më tepër detaje lidhur me konkursin: