Konferencë kombëtare: “Etika gazetareske dhe vlerat mediatike në rrethana specifike dhe gjatë zgjedhjeve”

Në tryezën e rrumbullakët fjalën do ta marrin Shefi i Delegacionit të BE-së, Ekselenca e tij Aivo Orav dhe Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Fatmir Besimi, ndërsa fjalime do të mbajnë edhe Enes Osmançeviq nga Këshilli për etikë në Bosnje e Hercegovinë, Martin Hakerbi, ekspert mediatik nga Britania e Madhe, si dhe përfaqësues të Komisionit për ankesa pranë Këshillit për etikë në media, Mediaprint Maqedoni dhe Agjencia për media audio dhe audiovizive.

Konferenca organizohet si pjesë e projektit “Llogaridhënia e mediave në Evropën Juglindore”, i cili implementohet nga UNESCO, me përkrahje financiare të Bashkimit Evropian.

Burimi: mim.org.mk

Scroll to Top