KEMM-i pajtohet me vlerësimin e Shoqatës Evropiane të Gazetarëve se sulmi terrorist është një përkujtues se liria e shprehjes dhe e informimit janë nën sulm madje edhe në Evropë, dhe se gazetarët përballen me rrezikun nga sulmet e dhunshme për shkak të profesionit të tyre. Duke shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave, i bashkangjitemi dënimit ndërkombëtar për aktin e dhunës kundër të përjavshmes franceze, të kryer nga ata synojnë të shkelin demokracinë dhe lirinë e raportimit si një e drejtë themelore.
Vrasjen dhe sulmin e gazetarëve e perceptojmë si një sulm jo vetëm mbi profesionin, por edhe mbi progresin e civilizimit.