Komunikatë për promovimin e KEMM-it në Shtip

Anëtarët e Bordit drejtues, të Komisionit për ankesa dhe të Zyrës ekzekutive të cilët do të marrin pjesë në prezantim, do ta promovojnë parimin e vetë-rregullimit, përvojat e deritanishme të Këshillit për etikë dhe bashkëpunimin me trupa të ngjashëm në suaza ndërkombëtare.

Ky eveniment do të shfrytëzohet edhe për paraqitjen e rasteve më interesante të cilat janë përpunuar deri më tani nga ana e Komisionit për ankesa pranë KEMM-it, si dhe efektin e ndërmjetësimit, i cili është një nga veglat kryesore që përdor Këshilli gjatë zgjidhjes së parashtresave për gazetari joprofesionale dhe jo etike.

KEMM-i është organizatë joqeveritare, e formuar nga disa media para një viti, ndërsa me punë funksionale filloi para rreth 7 muajve.

Objektivi kryesor i KEMM-it është arritja e një shkalle më të lartë të respektimit të standardeve etike në gazetari, si dhe qasje më të thjeshtëzuar të publikut (qytetarë, institucione dhe persona juridik) në redaksitë e mediave, atëherë kur ndjejnë çfarëdo shkelje të një pjese të të drejtave apo vërejnë raportim joprofesional. Motoja kryesore e KEMM-it është – Sa më shumë vetë-rregullim, aq më pak rregullim (shtetëror).

Evenimenti do të mbahet në restorantin e Universitetit “Goce Dellçev” në Shtip, me fillim në ora 11:00, dhe është i hapur për opinionin.

Scroll to Top