Përgjimi i gazetarëve cenon seriozisht lirinë e shprehjes, dhe në kushte të tilla nuk mund të flitet për etikë në informimin e opinionit. Kjo është krejtësisht e palejueshme në një shoqëri të lirë dhe demokratike.
Gazetarët kanë të drejtë të marrin dhe të publikojnë informacione, dhe njëkohësisht të shprehin qëndrime kritike. Ata kanë të drejtën e mendimit dhe bindjes së tyre, si dhe të shprehjes nëpërmjet mjeteve për informim publik. Në punën e tyre gazetarët nuk duhet të jenë të ekspozuar ndaj presioneve dhe të jenë të detyruar të veprojnë në kundërshtim me opinionet ose bindjet e tyre.
Këshilli konsideron se gazetaria si profesion ka një rol të madh në mbrojtjen e vlerave demokratike, dhe në punën e gazetarëve është e nevojshme që të krijohen të gjitha kushtet për informim të opinionit në mënyrë të ndershme, të paanshme dhe gjithëpërfshirëse.