Këshilli për etikë bën thirje që të ndërmerren masat e domosdoshme për të pastruar rastet si ky, veçanarisht kur gazetarët sulmohen në mënyrë fizike dhe verbale edhe kur ndalohen të informojnë për tema nga interesi më i gjërë publik.
Sigurija e gazetarëve duhet të jetë e liruar nga çfarë do kërcënimeve dhe shtypjeve, a shteti në pajtim me nenin 10 të Konventës Evropjane për të drejtat e njeriut, është përgjegjëse për të ndërmarrë të gjitha masat aktive me qëllim të krijohet dhe mbahet një klimë e volitshme për lirinë e të shprehurit.
Përkujtojmë se ky llojë përgjegjësije buron edhe nga rekomandimet e Komitetit të ministrave të Këshillit të Evropës në lidhje me mbrojtjen e gazetarisë dhe sigurisë të gazetarëve dhe aktorëve të tjerë medial.