Komunikatë për mediat – 05.03.2018

Prej gjithsej 214 ankesave të dërguara Këshillit në periudh prej tre viteve, numri më i madh janë prej organizatave të sektorit civil (27,5%), pastaj prej mediave dhe gazetarëve (25,7), prej bartësëve të funkcioneve publike, institucioneve dhe partive politike (23,8%) dhe nga subjekte të tjera (22,9%). Në 175 raste Komisioni ka vërtetuar thyerje të Kodeksit të gazetarëve dhe ka shqiptuar sankcione morale, 28 ankesa janë vendosur si të pa bazë ose jashta jurisdiksionit të Komisionit, a 11 ankesa janë vendosur me anë të mediacionit.

Për KEMM më së shumti që duket brenguese është fakti se thyerjet më të mëdhaja janë ato të regullave themelore të etikës gazetareske: shpallja e informatave të sakta, të verifikuara, dhe të gjithpërfshirura dhe gjithashtu ndarja e fakteve nga mendimi i gazetarit. Veçanarisht brengos ajo që 49 ose 28,8% nga numri i përgjithshëm i ankesave janë për media të cilat kanë bë përhapje të gjuhës së urrejtjes, kanë përdorur deklarata diskriminuese ose kanë nxitur stereotipe dhe në këtë mënyrë kanë dëmtuar seriozisht pjesëtarët të grupeve të veçanta.

Publiku, i cili kryesisht informohet nga onlajn portalet ose media të tjera të cilat nuk i respektojnë regullat të gazetarisë etike, bëhen objekt i lehtë për manipulim, për arsye të numrit të madh të informatave të sajuara apo gjysëm të vërteta. Efekti me manipulimin me mendimin publik edhe më shumë rritet me atë që dezinofrmimet dhe storjet e sajuara pastaj ndahen dhe komentohen në rrjetet socijale.

Duke pasur parasysh fuqinë e madhe manipulative të dezinformimit dhe të lajmeve të rejshme dhe të sajuara të cilat shpërndahen nën petkun e “ e gazetarisë serioze”, KEMM, në drejtim të afirmimit më të madh të vetëregullimit, ka miratuar regulla të veçanta për internet portalet të cilit janë anëtarë apo duan të anëtarësohen tek KEMM.

Por, me gjith miratimin e këtyre regullave, KEMM bën thirje, të gjitha mediat të punojnë me integritet profesional dhe të përkushtohen për zbatim të përkushtuar të principeve themelore të gazetarisë etike. Këshilli do të vazhdoje të vëzhgon mënyrën e të informuarit të mediave, si të atyre që janë pjesë të anëtarësisë, gjithashtu edhe të atyre që ende nuk janë anëtarë dhe do të bëje thirje për respektim të përkushtuar të Kodeksit të gazetarëve, si parakusht për përkatësi në këtë trup të tonë, profesional, të përbashkët për vetëregullim të mediave.

Urdhëroni në vazhdim infografikun dhe videon

Scroll to Top