Në evenimentin dy-ditorë, i cili organizohet me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Shkup dhe të Ambasadës së Mbretërisë së Holandës, do të diskutohet mbi rëndësinë e ballafaqimit me gjuhën e urrejtjes dhe diskriminimit në media, etikën mediatike, si dhe transparencën dhe përgjegjësinë e trupave për vetë-rregullim në media.
Në këtë eveniment, fjalimet e tyre do t’i mbajnë ambasadori i Mbretërisë së Holandës, Walter Plomp, dhe udhëheqësja e Departamentit për sundim të ligjit pranë Misionit të OSBE-së, Rezarta Shuc, si dhe përfaqsues të KEMM-it dhe të këshillave për etikë nga rajoni i Ballkanit.
Në këtë eveniment do të marrin pjesë përfaqësues të këshillave për etikë në media të Bosnjë dhe Hercegovinës, Serbisë, Malit të Zi, Kosovës, Shqipërisë dhe Bullgarisë.
Mediat janë të ftuara të raportojnë mbi konferencën.