Sipas vendimit unanim të jurisë tre anëtarëshe, storja e Hekuran Aqifit fitoi vendin e parë. Ai konkurroi me artikullin “Në pritje të ditës së shkopit të bardhë – a jemi shoqëri humane vetëm në letër”, i publikuar në emisionin 360 shkallë, dhe i transmetuar në televizionin Alsat M. Sipas raportit të jurisë “storja më e mirë ka të bëjë me një histori shumë frymëzuese e cila flet për njerëzit që çdo ditë zgjohen dhe ballafaqohen me jetën pa ndihmën e shikimit të tyre. Por, siç thotë autori, ato janë njerëz që vërtetojnë se nëse keni dëshirë dhe mjaft guxim, rrezet e diellit mund t’i ngrohin sytë e gjithkujt. Nëpërmjet të narracionit profesional dhe të thjeshtë, i përmbushur me përpunim vizual me cilësi të lartë, autori të gjithë nesh na drejton para pyetjes: në çfarë shoqëri jetojmë dhe çfarë mund të bëjmë duke e dëgjuar zërin e personave të verbër?”.
Storja që fitoi vendin e dytë në konkursin e sivjetmë të KEMM është e autorëve Ana Cvetkovska Toromanoska dhe Boris Kunoski, për serinë e teksteve të publikuara në Agjencinë Informative të Maqedonisë – MIA, dhe kanë të bëjnë me kushtet në burgun dhe njësinë e paraburgimit në Shutkë, korrupsioni në burgjet dhe çështja për risocializimin e të burgosurve.
Juria vendosi në këtë konkurs çmimin e tretë ta ndajnë dy punime gazetareske. I pari i jepet Emilija Petreska dhe Stefanija Tenekxhieva për storjet të dedikuara për refugjatët dhe të publikuara në Radio MOF. Sipas jurisë, autoret përpunojnë një temë mjaft aktuale dhe në mënyrë të gjithanshme, me përkushtim të fuqishëm dhe duke përdorur spektër të madh të burimeve i zbulojnë problemet me të cilët refugjatët janë përballur në shoqëri.
Çmimi i tretë iu jepet edhe Aleksandar Manasiev dhe Mirko Trajanovskit për filmin e shkurtër dokumentar me titull “Mbledhës”, i publikuar në Vidi Vaka. Ai përpunon temë e cila deri më tani nuk ka qenë e trajtuar fare në mediat, madje as në mënyrë simbolike, duke iu dhënë zë njerëzve që rrallë kanë mundësi të flasin publikisht për problemet që për shoqërinë janë pothuajse të padukshme.
Përveç çmimeve për storje më të mira, juria vendosi të ndajë edhe tre falënderime. Autorit Nikolla Zdravkoviq për artikullin “Kush dhe si e solli “Ekonominë” e fuqishme në shkopin e lypësit dhe a ka shpresa të kthehet në rrugën e vjetër”, e publikuar në emisionin 360 shkallë në televizionin Alsat M. Juria vendosi të jep falënderim edhe për artikullin me titull “Mësuesi nga Sveti Nikolja dhe nxënësi i tij me autizëm: Do të kisha gënjyer nëse them se është lehtë, por është privilegj i madh – unë mësoj nga ai”, e autores Vesna Ivanovska, dhe e publikuar në portalin www.fakulteti.mk. Falënderim u dha edhe për storjet e publikuara në revistën “Lice v lice”, dhe ka të bëjë me storjet gazetareske “Refugjatë në shtetin e tyre” nga Aneta Risteska, “Revistë pas revistës shtëpi”, të autores Maja Ravanska dhe “Parashutistë me sfida të posaçme”, nga autori Jane Stefanov.
“Nevojitet sens për drejtësi, përkushtim dhe punë që të ngritët ndërgjegjja për problemet e grupeve më të ndjeshme dhe të margjinalizuara. Fokusi në shkeljen e të drejtave të njeriut është mënyra e vetme për të bërë ndryshime në shoqëri. Mbrojtja e të drejtave të njeriut është shtyllë e Projektit të Bashkimit Evropian dhe filozofisë së saj”, tha Shefi i Delegacionit të BE-së Samuel Zhbogar në fjalimin e tij gjatë ngjarjes.
Kryetare e jurisë ishte Santa Argirova, ndërsa anëtarë të saj ishin edhe Vesna Nikodinoska dhe Seladin Xhezairi.
Në këtë konkurs vjetor u paraqitën 62 storje nga gjithsej 35 autorë, nga ato 28 kanë qenë të publikuara në internet portale, 10 në mediat e shkruara, 13 në televizionet, 8 në radiot dhe 3 në platforma të tjera mediatike”.
Çmimet ndahen me mbështetje financiare nga UNESKO dhe BE në kuadër të projektit “Ndërtimi i besimit në media në Evropën Juglindore dhe Turqi”.