Këshilli për etikë në mediat e Maqedonisë fillon me projektin e përkrahur nga BE dhe UNESCO

Në kuadër të këtij projekti, KEMM, ndër tjerash, do të punojë në përgatitjen dhe prezantimin e studimeve të rasteve që kanë të bëjnë me vetërregullimin, emisionet debatuese, simulimin e punës së Komisionit për ankesa, përpara studentëve dhe profesorëve, takime dhe bashkëpunim me pronarë të mediave, redaktorë dhe gazetarë, etj.

Projekti synon përforcimin e lirisë së shprehjes, qasjes në media, përmirësimin e mekanizmave për përgjegjësi të mediave, si dhe udhëheqjen e brendshme të mediave. Në fokus të projektit do të jetë edhe nxitja e shkrim-leximit mediatik në mesin e qytetarëve dhe përforcimi i përkrahjes nga ana e shoqërisë civile për mediat, si dhe nxitja e kërkesës për përmbajtje cilësore gazetareske.

Në këtë projekt marrin pjesë edhe këshillat për etikë të Bosnjes dhe Hercegovinës, Serbisë, Malit të Zi, Kosovës, Turqisë dhe Shqipërisë.
KEMM është pjesë e rrjetit rajonal të këshillave për etikë në media MediaNethics, ndërsa nga tetori i vitit 2015 edhe zyrtarisht u bë anëtare e Aleancës për këshilla të pavarur të etikës në mediat e Evropës (AIPCE).

Scroll to Top