Gazetarët janë të obliguar ti respektojnë vlerat e profesionit të vet, të mos nxisin dhunë as me shkrimet e tyre, edhe as me sjelljen e tyre, dhe asnjëher mos të harojnë se arma e tyre më e fortë është fjala.
Na pret një periudhë e stuhishme të fushatave politike dhe tensione para zgjedhjeve lokale, ashtu që KEMM bën thirje për përgjegjësi maksimale në kryerjen e profesioneve publike. KEMM gjithashtu apelon deri te mediumet në qasje më serioze në raportimin, gjegjësisht interesi publik të jetë kushti kryesor gjatë selektimit të temave të cilat prezentohen para publikut. Përveç rolit informativ, mediat kanë edhe rol edukativ, ata duhet duhet ta pasurojnë diskursin publik, të ndikojnë në kultivimin e tij, a jo ta ulin nivelin e komunikacionit publik, dhe të krijimit të atmosferës e cila nuk i ngjanë një shoqërie moderne dhe demokratike.
Para zgjedhjeve të fundit parlamentare shumica e mediave e kanë nënshkruar kartën për raportim etik të Këshillit për etikë edhe KEMM sygjeron që e njejta të jetë maksimalisht e respektuar.