Nga momenti i shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme deri më sot, deri te Komisioni i Ankesave pranë KEM janë paraqitur 27 raste që kanë të bëjnë me raportimin joetik dhe joprofesional. Prej tyre, pjesa më e madhe (19 ankesa ose 70 pëq qind e rasteve) kanë të bëjnë me raportimin rreth pandemisë së virusit korona. Shkelja e nenit 8 e Kodit të Gazetarëve përkatësisht raportimi sensacional, si dhe shkelja e nenit 1, që i përket publikimit të informacioneve të sakta dhe të verifikuara është vërtetuar në 32 për qind të rasteve të paraqitura.
Ua bëjmë me dije redaktorëve se raportimi sensacional për publikun, nuk ka përparësi para raportimit profesional dhe etik, ndërsa mediat duhet të veprojnë në atë mënyrë që të dallohen nga transmetuesit e zakonshëm të informacioneve dhe fakteve dhe me anë të raportimit profesional ta luajnë edhe rolin e tyre si qetësues të shqetësimeve tek qytetarët.
Opinioni reagon edhe ndaj tentimeve për politizimin mediatik të krizës rreth virusit korona, ndërsa tek një pjesë e rasteve të paraqitura në KEM është vërtetuar se gazetarët nuk sigurojnë distancë profesionale nga subjektet politike përkatësisht shkelet nenit 14 i Kodit të Gazetarëve. Mediat nuk guxojnë të shfrytëzohen për ndarjn e njerëzve përmes qërrimit të hesapeve politike, ndërsa virusi korona nuk duhet të jetë “arma” që shfrytëzohet nga politikanët për pikë politike, pa dallim se a bëhet fjalë për pushtetin ose opozitën.
Gazetarët patjetër duhet të jenë të vëmendshëm edhe për mënyrat se si i publikojnë dhe i marrin lajmet nga agjencitë e huaja, veçanërisht kur bazohen në informacione të paverifikuara, të cilat në disa raste shfrytëzohen si epilog i sigurt i krizës. Në një pjesë të rasteve të paraqitura deri në KEM, që në vetë titujt nuk theksohet burimi i informacionit, me çka fitohet përshtypja se bëhet fjalë për fakte të dukshme.
Praktikë pozitive është rritja e numrit të rasteve që zgjidhen përmes ndërmjetësimit, ndërsa në këtë drejtim Komisioni i Ankesave pranë KEM e përshëndet edhe gatishmërinë e mediave që të korrigjohen kur vërtetohet lëshim profesional ose etik.
Njëherësh, KEM dënon ashpër gjuhën e urrejtjes dhe diskriminimin e pranishëm në rrjetet sociale, ndërsa mediave u bëjmë thirrje që të distancohen nga përcjellja e mëtejme e gjuhës së tillë, ose të bëhen dekonstruktues dhe ta zhveshin profesionalisht këtë lloj gjuhe. Ndërkohë, përsërisim se lufta kundër gjuhës së urrejtjes nuk është vetëm shkelje e kodit, por është e rregulluar me ligj, pasi përkufizohet si vepër penale, ndërsa organet e sistemit janë të thirrura që tëa hetojnë dhe sanksionojnë.
KEM vazhdon të vëzhgojë mënyrën e raportimit të mediave, si të atyre që janë pjesë e anëtarësisë së KEM, ashtu edhe atyre që deri më tani nuk janë bërë pjesë dhe do të bëjë thirrje për respektim konsekuent të Kodit të Gazetarëve, si parakusht për raportimin profesional.