Gazetari është i obliguar të respektojë dhimbjen dhe pikëllimin personal”. Njëherësh, përkujtojmë edhe në obligimin e mediave të përfshirë në nenin 8 të Kodeksit, sipas të cilit, “mënyra e informimit në rast të fatkeqësive duhet doemos të jetë e liruar nga sensacionalizmi”.
Këto nene nga Kodeksi qartazi bëjnë të ditur në obligimin e gazetarëve për të informuar për rastet e vetëvrasjes vetëm nëse bëhet fjalë për interes më të gjerë publik ose, nga ana tjetër, kur bëhet fjalë për personalitete publike, me qëllim të informimit objektiv të opinionit dhe që të evitohen spekulimet e mundshme. Por, edhe në ato raste gazetarët kanë përgjegjësi që të informojnë në mënyrë të balancuar, me dëshmi të sigurta të konfirmuara prej burimeve relevante dhe gjithmonë duke i respektuar dhimbjen dhe pikëllimin personal të më të afërmve.
Përveç kësaj, nevojitet kujdes i veçantë gjatë informimit për raste të vetëvrasjeve, duke marrë parasysh mundësinë e përsëritjes së aktit të tillë nga kategoritë e ndjeshme të qytetarëve, në çka bën të ditur edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Nga ana tjetër, mediat kanë rol të madh në atë që të kuptohen faktorët që kontribuojnë për këtë problem, si dhe të edukohet opinioni, e veçanërisht ata që përballen me rrezik nga lloji i tillë i sjelljes me qëllim që të kërkojnë ndihmë adekuate.