KEMM-i bëri thirrje për përkrahje të vetë-rregullimit në media dhe respektim të standardeve të raportimit profesional

“Ështe më se e rëndësishme që edhe një herë të kujtojmë rëndësinë e vetë-rregullimit në një periudhë kur edhe më tej po vërehen tendenca të raportimit joprofesional, pasi që konsiderojmë se nuk mund të ekzistojë ligj më i lartë në gazetari se sa të thuhet e vërteta dhe të raportohet në mënyrë të ekuilibruar”, tha Marina Tuneva, drejtor ekzekutiv i Këshillit për etikë në mediat e Maqedonisë.

Mirçe Adamçevski, Kryetari i Komisionit për ankesa pranë KEMM-it, informoi se në këtë periudhë janë përpunuar mbi 20 ankesa. 11 prej tyre kanë qenë të bazuara në rapotim të pasaktë dhe të padrejtë, shpifje dhe shkelje të privatësisë. 6 ankesa janë bazuar në rapotim të pasaktë, të padrejtë dhe shpifje, ndërsa 4 ankesa për rapotim të pasaktë dhe të padrejtë. Komisioni shqyrtoi ankesat dhe njërën prej tyre e zgjodhi me ndërmjetësim, ndërsa për 21 media u sollën vendime se kanë shkelur Kodin e gazetarëve të Maqedonisë, edhe atë Nenin 1, 4, 13 dhe 14. Gazetarët spekulojnë, nuk i verifikojnë informacionet, nuk e shpalosin burimin e informacioneve, nuk bëjnë dallim mes fakteve dhe mendimeve, ndërmjet lajmit dhe komentit, dhe harrojnë se raportimi mbi proceset politike, në veçanti mbi zgjedhjet, duhet të jetë i paanshëm, i ekulibruar, dhe të mos diskriminohet, dhe se patjetër duhet të sigurohet distancë profesionale nga subjektet politike. Ka edhe raste kur gazetarët nuk u përmbahen standardeve përgjithësisht të pranuara shoqërore të mirësjelljes dhe respektit për dallimet. Rastet konkrete të vendimeve në tërësi mund t’i shihni në faqen e internetit të KEMM-it (www.semm.mk).

Shkelja e standardeve të profesionalizmit është vërejtur në gjetjet e fundit nga monitorimi i mediave, i realizuar nga Instituti për studime të komunikimit, të cilat tregojnë tendencat e favorizimit dhe djallëzimit të subjektëve politik, raportim propagandistik dhe apologjetik, shembuj të manipulimit të koordinuar redaktues në mesin e shtëpive televizive private, inkuadrim të deklaratave të vjetra në kontekst të ri manipulues, anim, etj.

Këshilli për etikë në media, në shkurt inicoi nënshkrimin e Kartës për raportim etik të mediave komerciale mbi zgjedhjet. Kartën e nënshkruan 32 media dhe Shoqata e mediave private të RM-së, e cila bashkon 60 media rajonale dhe lokale.

Scroll to Top