Përkujtojmë se paraqitjet në MPB nga Fondacioni Metamorfozis janë dërguar në nëntor dhe dhjetor të vitit të kaluar, kur reaguan edhe organizatat e gazetarëve, duke kërkuar një qasje më proaktive nga MPB dhe Prokuroria Publike. Gjithashtu, përkujtojmë se që atëherë nuk janë ndërmarrë masa me të cilat do të parandaloheshin dhe sanksionoheshin këto kërcënime, por përkundrazi ato vazhdojnë, kurse politika e pandëshkueshmërisë mbetet pranishme.
Është e palejueshme që institucionet kompetente, MPB dhe Prokuroria Publike, me muaj të shmangin përgjegjësinë për të reaguar në mënyrë përkatëse në kërcënimet e hapura drejtë gazetarëve, të dhënat personale të të cilësve zbulohen në mënyrë që i ekspozojnë në rrezik për të qënë cak i sulmeve fizike.
Njëkohësisht, përkujojmë institucionet se efikasiteti në luftën me kërcënime në mediat sociale nuk përfundon me gjetjen e kërcënuesve të përfaqësuesve të lartë qeveritar, që është bërë praktikë kur bëhet fjalë për bartësit e funksioneve publike. Nga institucionet presim që të mos kenë standarde të dyfishta kur bëhet fjalë për gazetarët dhe punëtorët e mediave, sidomos kur ata janë ekspozuar në gjuhë të urrejtjes dhe thirrje për linçimin e tyre vetëm për shkak të ushtrimit të profesionit të tyre.