E vërteta luan një rol kryesor në mbrojtjen e demokracisë dhe integritetit shoqëror, dhe fushata rajonale “E vërteta ka rëndësi” është jetike në informimin e qytetarëve të Evropës Juglindore dhe Turqisë për rreziqet që vijnë nga dezinformimi dhe gjuha e urrejtjes, si në internet ashtu edhe jashtë tij.
Fushata rajonale, e zbatuar nga Këshilli për Etikë në Media në Maqedoni së bashku me gjashtë këshillat rajonalë për gazetari (media ), promovohet sot – më 3 maj, me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Medias, si pjesë e projektit “Ndërtimi i besimit në media në Evropën Juglindore”: Mbështetja e gazetarisë si një e mirë publike. ” Ky projekt mbulon vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqinë, me mbështetjen e BE-së dhe UNESCO-s, me qëllim të inkurajimit të lirisë së shprehjes në rajon.
Si pjesë e fushatës, janë prodhuar dy video që synojnë informimin e qytetarëve për mundësitë e veprimit nëse janë viktima të gjuhës së urrejtjes ose dezinformimit, vetë ata ose dikush tjetër. Video-mesazhet promovojnë rëndësinë e gazetarisë profesionale dhe etike për çdo shoqëri demokratike, dhe veçanërisht për komunitetet që përballen me abuzim masiv të mediave. Në këtë kontekst, theksohet veçanërisht roli i vetë-rregullimit të medias dhe puna e Këshillit të Etikës së Medias në luftën kundër dezinformimit dhe gjuhës së urrejtjes.
Të dhënat që tregojnë faktin se lajmet e rreme arrijnë tek qytetarët gjashtë herë më shpejt sesa lajmet reale, dhe në të njëjtën kohë 73% e tyre u besojnë thashethemeve më shumë sesa informacionit zyrtar – janë alarmante dhe kërkojnë veprim të menjëhershëm.
Prandaj, një theks i veçantë në fushatën tonë i kushtohet “luftëtarëve për të vërtetën” – gazetarëve që vazhdimisht ndjekin parimet e kodit të etikës, duke u përpjekur për integritet, profesionalizëm dhe përgjegjësi në gazetari.
U bëjmë thirrje qytetarëve të jenë aktivë në luftën kundër dezinformimit dhe gjuhës së urrejtjes, t’i drejtohen Këshillit për Etikë në Media në Maqedoni nëse besojnë ose pranojnë se ata, ose dikush tjetër, është viktimë e raportimit joetik në media. Ata mund t’i dërgojnë raportimet në adresën e mëposhtme të postës elektronike: info@semm.mk.