Doracak mbi përdorimin e Inteligjencës Artificiale në gazetari

Këshilli për Etikë në Mediat në Maqedonisë promovoi Doracak për  edukatorët e Gazetarisë:  Raportimi mbi Inteligjencën Artificiale i lëshuar nga UNESCO, dhe i botuar në gjuhën maqedonase dhe shqipe. Ky botim synon të udhëzojë profesorët dhe trajnerët e gazetarëve për të ndihmuar jo vetëm studentët, por edhe gazetarët që tashmë punojnë në gazetari, për t’u përballur në mënyrë përkatëse me një nga çështjet më të mëdha të kohës sonë – avancimin e inteligjencës artificiale që prek të gjithë shoqërinë.

Publikimi mbështetet nga UNESCO si një aktivitet i projektit rajonal “Ndërtimi i besimit në mediat e Evropës Juglindore: Mbështetja e gazetarisë si një e mirë e përbashkët”.

Ky botim përfshin disa aspekte :

  • Kuptimi i inteligjencës makinerike dhe identifikimi i llojeve të ndryshme të IA
  • Eksplorimi i potencialeve të IA, fuqia e saj, por edhe dobësitë e saj
  • Imagjinimi i të ardhmes së ndryshme me IA duke njohur narrative të përhapura popullore që informojnë ndërgjegjësimin e publikut
  • Kuptimi i rolit të gazetarëve në ndërmjetësimin dhe përvijimin e diskursit të IA
  • Gjetja e mënyrave për të raportuar IA në një mënyrë të saktë, realiste dhe të përgjegjshme
  • Lidhja e zhanreve ekzistuese gazetareske, duke filluar nga gazetaria deri te raportimi i bazuar në të dhëna

Këshilli për Etikë në Media në Maqedoni, nga ana tjetër, siguroi këtë botim për të ndihmuar gazetarët dhe mediat vendase të kapin zhvillimin e teknologjive në botë, me zbatimin e tyre në gazetarinë e përditshme, por edhe për t’u përballur me dilemat që lindin me zhvillimin e IA-së.

„IA-ja përdoret në shumë mënyra të ndryshme në gazetari, nga ndihma për të shkruar storje deri në identifikimin e lajmeve të rreme. Edhe pse e gjithë kjo ka avantazhet e veta, ka ende vend për shqetësim.“

Si pjesë e serisë së trajnimeve për gazetarët, Programi Ndërkombëtar i UNESCO-s për Zhvillimin e Komunikimeve (IPDC) mbështeti botimin e këtij doracaku. Një nga objektivat kryesore të kësaj organizate është përmirësimi i edukimit të gazetarëve si një program unik ndërqeveritar në sistemin e Kombeve të Bashkuara, i specializuar në zhvillimin e medias.

Doracakun mund ta shkarkoni duke klikuar këtu.

Scroll to Top