Debat i Këshillit të etikës në media në Prilep

“Vetërregullimi në mediat, praktikat, perspektivat dhe situata e tanishme, si dhe sfidat me të cilat përballet Komisioni për ankesa në punën e tij, ishte temë e debatit të sotëm të Këshillit të Etikës në Media, në të cilin ishin të pranishëm gazetarë dhe qytetarë.

„Më në fund, pushteti filloi të dallojë rëndësinë e vetërregullimit, por dimë të përballemi me situata në të cilat ende i jepet përparësi rregullimit, e jo vetërregullimit. Na ndodhë që të jemi në shënjestër të sulmeve ose lëvdatave nga politikanët, institucionet ose organizatat, por edhe nga mediat. Natyrisht, askush nuk dëshiron të jetë në tapet për shkak të jo profesionalizmit të tij, por duhet doemos të vazhdojmë të punojmë që ai të ulet. Përgjegjësia parësore e gazetarisë është të krijojë dhe mirëmbajë opinion kritik dhe t’u përmbahet standardeve të profesionalizmit”, tha Mirçe Adamçevski, kryetar i Komisionit për ankesa të KEMM-it.

Shkeljet më të mëdha të Kodeksit të gazetarëve, që janë regjistruar nga Komisioni për ankesa të KEMM-it, kanë të bëjnë me kontrollin e pamjaftueshëm të informacioneve, gjegjësisht mungesën e burimeve të ndryshme të informacioneve, përzierja e fakteve dhe mendimeve, lajmeve me komente, shkelje të privatësisë i diskriminim në baza të ndryshme. “Vetërregullimi nuk do të thotë vetëm respektim të standardeve nga Kodeksi etik, por edhe respektimin e së drejtës së opinionit që të dijë, gjegjësisht t’i marrë informacionet shpejtë dhe saktë, por për këtë nevojitet edhe reagim i shpejtë i institucioneve, në mënyrë që të ulen trendët negative në informimin e gazetarëve”, theksoi Liljana Pecova – Ilievska, anëtare e Komisionit për ankesa.

Gjatë periudhës së ardhshme KEMM-i do të punojë në azhurnimin e anëtarësisë së tij, si dhe përgatitjen e regjistrit për media profesionale onlajn që janë zotuar se do t’i respektojnë standardet e profesionalizmit, si dhe kriteret për pranim në KEMM. Kriteret janë të kapshme në linkun si vijon: https://semm.mk/pravila-za-chlenstvo..

Debati i sotëm u organizua në kuadër të Programit rajonal “Media për qytetarët – qytetarët për mediat: Forcim të kapaciteteve të organizatave civile për zhvillimin e MIP në vendet e Ballkanit Perëndimor”, ndërsa zbatohet me mbështetje të Bashkimit Evropian nga organizatat partnere: Mediaqendra Sarajevë, Instituti shqiptar i mediave, Institutit malazez i mediave, Shkolla e gazetarisë e Novi Sadit, Instituti paqësor nga Lubjana dhe Rrjeti i profesionalizimit të mediave në EJL.

 

Scroll to Top