Debat i KEMM: Bashkëpunim për adresim efektiv të problemit me gjuhën e urrejtjes dhe diskriminimit në mediat

Sipas Katerina Sinadinovskas, kryetare e KD të KEMM, “gjuha e urrejtjes nuk është vetëm shkelje e standardeve gazetareske, por edhe vepër penale dhe mund të nxisë edhe krim nga urrejtja. Duke parë drejt gjuhës së urrejtjes në mediat si një problem shoqëror, është e nevojshme përfshirja e të gjithë aktorëve për shpërbërjen e saj, përfshirë edhe instrumentet e shtetit, respektivisht ndëshkimin dhe sanksionimin e kësaj dukurie”.   

“KEMM është organizatë që nuk shqipton dënime, por vendime me përmbajtje morale dhe betejën adamcevskiqë po e bëjmë me gjuhën e urrejtjes dhe diskriminimit, në baza të ndryshme, mund të bashkohet me përpjekjet e Ombudsmanit për bashkëpunim, pikërisht në pikëpamjen e shkeljeve të të drejtave të njeriut”, theksoi kryetari i Komisionit për Ankesa pranë KEMM, Mirçe Adamçevski. Agjencia sipas vlerësimit të saj, tha Adamçevski, me që nuk është përgjegjëse për etikën në mediat radiodifuzive dhe të shtypura, kur pranon ankesa ose konfirmon jo etikë, na drejtohet neve që të prononcohemi. Vitin e kaluar nga Agjencia te Komisioni për Ankesa pranë KEMM u drejtuan katër ankesa. Në dy prej tyre u konfirmua gjuha e urrejtjes dhe diskriminim, shpjegoi Adamçevski, duke shtuar se edhe nga Avokati i Popullit, që në vitin e parë të themelimit të KEMM, u dërguan parashtresa kundër një sërë portalesh.

Emilija Petreska-Kamenjarova, udhëheqëse e Sektorit për të Drejtat e Njeriut dhe Edukimit Mediatik nga Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audio Vizuale, theksoi se gjuha e urrejtjes është një nga fushat e rëndësishme ku Agjencia mund të bashkëpunojë me KEMM dhe propozoi thellim të bashkëpunimit në rast kur KEMM do të marrë parashtresë për ndonjë një radiodifuzer. Ajo shpjegoi se pas ndryshimeve të LASHMAA të vitit 2018, u krijua praktika që të gjitha raportet nga mbikëqyrjet për nenin 61 dhe masat e shqiptuara, t’i dërgohen KEMM, që të shqyrtohen nga Komisioni për Ankesa në aspektin e respektimit të Kodeksit të Gazetarëve të Maqedonisë. Konsiderojmë se pikërisht veprimi në raste të tilla, është pika në të cilën duhet të dakordohemi për një bashkëpunim më të mirë, mbase edhe në kuptimin e asaj kur në Agjenci të arrijnë parashtresa të tilla ose përmes detyrës zyrtare do të vërejë përmbajtje problematikë që të mos analizojë ASHMAA, por menjëherë gjithçka t’i dërgohet KEMM. Edhe në fushën e edukimit mediatik po ndërmerren aktivitete të shumta, sepse kjo çështje është e lidhur ngushtë me realizimin e së drejtës themelore të njeriut për lirinë e shprehjes në realitetin e ndërmjetësuar mediatikisht të shekullit 21.

Marijan Ponjaviq, këshilltar shtetëror në Sektorin për Mbrojtje nga Diskriminimi dhe Përfaqësimi i Duhur dhe i Drejtë te Avokati i Popullit, theksoi se “në rastet ku ka elemente të gjuhës së urrejtjes, Avokati i Popullit është i penguar të veprojë drejtpërdrejt, para se gjithash sepse është fjala për materie penale, ndërsa njëkohësisht edhe për shkak të mungesës së përgjegjësisë për të vepruar ndaj subjekteve të sektorit privat, që në shumicën e rasteve janë kryerës të gjuhës së urrejtjes, ose u mundësojnë individëve t’i përdorin bazat e tyre për të plasuar gjuhën e urrejtjes. “Këtu, mbi të gjitha, do të aludoja në mediat dhe portalet, ku gjuha e urrejtjes është më e theksuar dhe ku kemi reaguar më shumë herë në mënyrë indirekte, respektivisht duke parashtruar kërkesa të caktuara me vërejtje deri te KEMM që të veprojë në përputhje me kompetencat e veta”, tha Ponjaviq. Ai theksoi se është i nevojshëm edukim dhe sensibilizim i vazhdueshëm i profesionit të gazetarisë, që do të kontribuonte në përballjen me këtë fenomen.

Sipas Snezhana Trpevska, kryetare e Institutit për Kërkime të Zhvillimit Shoqëror – RESIS, çdoherë që flitet për gjuhën e urrejtjeje “onlajn”, duhet të kihet parasysh se Interneti është bartës i përfitimeve pozitive dhe nëse bëhet thirrje për sanksionim masiv të postimeve në rrjetet sociale, kjo mund të çojë në një disbalans tjetër. Parimi i gjithë-përfshirjes, sipas saj, nënkupton që korniza rregullatore, ligjet, duhet të jenë të plotësuara edhe me qasje jo-rregullatore.

5

Scroll to Top