Debat për përfshirjen qytetare në vetërregullimin mediatik

Me të pranishmit e sektorit qytetar, mediat dhe institucionet u diskutua për rolin dhe rëndësinë e përfshirjes qytetare në mbështetjen dhe zhvillimin e punës së trupit për vetërregullim në media.

“Opinioni është veçanërisht i rëndësishëm në investimet për punë profesionale dhe cilësore të mediave. Demokracia kërkon debat publik dhe jo vetëm informacione. Nëse edhe opinioni e mbështet vetërregullimin ai do të funksionojë në mënyrë efektive, ndërsa mediat do të mbrohen nga kontrolli i qendrave të fuqisë”, tha Marina Tuneva, drejtoreshë ekzekutive e KEMM.

Mekanizmat për pjesëmarrjen e opinionit në punën e KEMM i prezentoi kryetari i Komisionit për ankesa në kuadër të KEMM, Mirçe Adamçevski. “Është shumë i rëndësishëm komunikimin me sektorin civil, veçanërisht në pjesën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, por edhe dialogu me udhëheqësinë e mediave. Kur bashkëpunimi është i mirë, praktika ndryshon në kuptimin pozitiv”, apeloi Adamçevski.

slika soop1

“Një numër i madh i mediave veç më publikisht theksojnë se e mbështesin vetërregullimin. Por ky proces nuk mund të ndalojë këtu, është e rëndësishme që të gjithë të reagojnë për atë që po ndodh në raportimin gazetaresk. Së bashku do të jemi më efikas në detektimin e gazetarisë “së keqe” dhe afirmimin e asaj “të mirë”, theksoi Sefer Tahiri, anëtar i Komisionit për ankesa në kuadër të KEMM.

Ngjarja u organizua në kuadër të projektit të mbështetur nga Programi “Shoqëri qytetare e qëndrueshme: financim shtetëror i organizatave qytetare” të cilin e zbaton Qendra e Maqedonisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QMBN), Rrjeti Ballkanik për Zhvillimin e Shoqërisë Qytetare (BCSDN) dhe Qendra për Informim, Bashkëpunim dhe Zhvillimin e Organizatave Qytetare nga Sllovenia (CNVOS).

footer soo

Scroll to Top