Këshilli për etikë në mediat në Maqedoni (KEMM) me brengosje reagon në rastet e shpeshtë përmes disa mediave me të cilat përhapen spekulime, raportim i njëanshëm dhe informata jo të vërteta, veçanarisht në kontekst të gjendjes momentale politike dhe pas nënshkrimit të marveshjes të emrit me Republikën e Greqisë.
Brengosemi nga fakti ku dallohen raste të raportimit të cilat përmbajnë thirje për mobilizim të qytetarëve në mbrojtje të interesave të caktuara, të cilat shpeshë here janë edhe të përcjellura në rrjetet socijale.
Ju rikujtojmë se mediat nuk guxojnë të keqëpërdoren për transmetim të thirjeve për bashkangitje të individëve ose grupeve për sjellje radikale dhe ndërmarje të hapave të cilat e rezikojnë rendin dhe qetësine publike në shoqëri, a veçanarisht neni 10 i kodeksit, i cili thotë “gazetari nuk do të nxitë në dhunë dhe diskriminim në asnjëfarë baze”.Mediat duhet të respektojnë Kodeksin etik, sepse në të kundërtën mosrespektimi i tij mundet të sjellë pasoja fatale.
KEMM bën thirje për maturi dhe qetësi ndaj çfarë do lloji të provokimeve nga cila do që të jetë qendër interesi, grupacioni apo individi. Mediat kanë shumë rol të rëndësishëm në mbrojtjen e qytetarëve nga paraqitjet si jotoleranca dhe jobesimi dhe ekspozimin e tyre në dhunë. Ato nuk duhet të lejojnë të janë të manipuluar nga ana e politikanëve dhe individëve dhe grupeve të tjerë, sepse ajo do të thotë dëm të drejtpërdrejt mbi publikun dhe qytetarët e Republikës të Maqedonisë.
Presim që mediat të mos nxisin dallime dhe ndarje përmes qytetarëve, por të jenë ndërmjetësues dhe platformë për dijalog aktiv për pyetje të interesit publik, a në këtë proces të udhëheqen prej principeve të raportimit profesional. Përkujtojmë se nevoja për sjellje profesionale të të gjithë mediave dhe të atyre të kyqur në media vlerësohet edhe në raportin e sivjetëshëm të Komisionit Evropjan për avancimin e RM-së.
KEMM, gjithashtu, apelon deri te institucionet të sistemit të sigurojnë mbrojtje maksimale për gazetarët dhe siguri gjatë raportimit.
Ky trup vetëregullues vazhdon të vëzhgon mënyrën e informimit të mediave dhe do të bën thirje në respektim serioz të Kodeksit të gazetarëve dhe standardeve profesionale gjatë raportimit.