Kujtojmë mediat se marrja dhe publikimi i përmbajtjes së tillë shton shqetësimin dhe mllefin në mesin e publikut lidhur me këtë incident dhe pasojat e tij. Redaktorëve ua bëjmë me dije se raportimi sensacionalist në publik nuk ka përparësi para atij profesional dhe etik, ku duhet marrë parasysh edhe pasojat nga tragjedia për familjen. Publikimi i video-incizimit është në kundërshtim edhe me nenin 8 të Kodit të gazetarëve, sipas të cilit „mënyra e informimit në raste të tragjedive familjare duhet të jetë e çliruar nga sensacioanlizmi“.
Krahas asaj që raportimi i këtillë te disa media mund të arsyetohet me nevojën e përmbushjes së pritjeve të interesit publik dhe me të kuptuarit e rëndësisë së incidentit, ua bëjmë me dije se gazetarët dhe redaktorët duhet që ta respektojnë edhe privatësinë e personit, gjë që është në përputhshmëri me nenin 7 të Kodit të gazetarëve të Maqedonisë.
Apelojmë edhe njëherë deri te mediat të mbajnë llogari rreth qëllimit dhe pasojave nga raportimi i tyre, si dhe për publikun i cili do të vijë në kontakt me përmbajtjen shqetësuese. Përveç kësaj, redaktorëve ua bëjmë me dije se bartin përgjegjësi për shpërndarjen më të gjerë dhe qasjen deri te video materiali i publikuar nga ana e kategorive të ndjeshme të njerëzve dhe personave të mitur, gjë që mund të shkaktojë shtimin e shqetësimit dhe pasoja nga raportimi i tillë.