Këshilli për etikë në media ka vepruar në mbi 40 parashtresa të qytetarëve

Ky organ i ri për vetë-rregullim vepron në mënyrë aktive tashmë gjashtë muaj. Komisioni për ankesa ka vepruar në më shumë se 40 parashtresa, ndërsa qytetarët më së shumti janë ankuar për gjuhën e urrejtjes në media, mospërfilljen e palës së dytë, fyerje, shpifje dhe diskriminim.

Në Raportin e fundit të UNESCO-s për media dhe përgjegjësi mediatike në vendet e EJL, puna e Këshillit është vlerësuar si pozitive dhe profesionale.

Prandaj rekomandojnë masa për ngritjen e vetëdijes në mesin e publikut lidhur me nevojën nga vetë-rregullimi në media, si dhe bashkëpunim më të madh në institucionet e arsimit të lartë dhe në gjyqësor.

Këshilli për etikë në media është formuar para më shumë se një viti, por gjashtë muaj është duke vepruar në mënyrë aktive. Mbrojtja e lirisë së mediave, parandalimi i ndikimit të shtetit, partitë politike dhe qendrat e tjera me ndikim në media, si dhe zvogëlimi i censurës dhe vetëcensurës janë pjesë e objektivave të Këshillit për etikë ne media.

http://dai.ly/x314gmv

Artikulli është 24vesti.mk

Scroll to Top