AIPCE është themeluar në vitin 1999 në Londër dhe është takuar çdo vit që atëherë – në Gjermani, Irlandë, Malta, Suedi, Qipro, Luksemburg, Bullgari, Skoci, përsëri në Gjermani, Norvegji, Holandë, Rusi, Belgjikë dhe Izrael.
Një deklaratë e synimeve, e hartuar me rastin e themelimit të Aleancës, përcakton bindjet kryesore të organizatave pjesëmarrëse:
• Se rregullimi i teksteve redaktuese në media duhet të jetë i pavarur nga pushteti;
• Se rregullimi i përmbajtjeve mediatike, qoftë kombëtare apo rajonale, duhet të bazohet në kulturat e ndryshme të vendeve;
• Se hartimi i Kodeve të etikës gazetareske dhe administrimi i tyre është punë e gazetarëve dhe botuesve, të cilët marrin parasysh ndjenjat publike e jo punën e qeverive;
• Se është e pamundur të operohet me një Kod universal të etikës, dhe se imponimi i Kodeve mbi-nacionale dhe organizatave rregullatore, qoftë në nivel Evropian ose global, duhet të kundërshtohet.
Anëtarët e AIPCE mbajnë kontakt të ngushtë me organizatat pan-evropiane siç janë Komisioni Evropian, UNESCO, Këshilli i Evropës dhe OSBE-ja.
Konferenca e AIPCE e vitit 2015 do të mbahet në Vjenë prej 7 deri 10 tetor 2015