Sivjet, Konferenca u organizua në Vjenë, ku Këshilli Austriak i Mediave, Presserat, është duke festuar përvjetorin e saj të 5-të. Një nga objektivat kryesore të evenimentit të këtij viti ishte diskutimi mbi kriteret e anëtarësimit për t’u bërë pjesë e kësaj Aleance.
Këshillat e shtypit në Bosnjë dhe Hercegovinë, Mal të Zi, Serbi, ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë dhe në Kosovë (nën RKSKB 1244) janë të gjithë anëtarë të Aleancës. Pjesëmarrja e tyre vjetore në këtë eveniment ka dëshmuar se është një mundësi e rëndësishme për ta, për të rritur bashkëpunimin dhe shkëmbimin e informacioneve me kolegët evropian lidhur me dilemat etike me të cilat ballafaqohen në punën e përditshme gjatë gjykimeve lidhur me ankesat për shkelje të mundshme të kodeve të tyre të etikës. Janë organizuar disa grupe pune për të diskutuar çështjet etike të tilla si reklamat dhe bashkëpunimi komercial apo mënyra se si trajtohet kriza me refugjatët në media.
Gjatë konferencës, Catherine Speller, autore e Raportit të UNESCO-s mbi vlerësimin e nevojave në lidhje me këshillat e mediave në Evropën Juglindore, prezantoi para të gjithë anëtarëve të Aleancës idenë e zgjerimit të tabelave përmbledhëse lidhur me operacionet e këshillave (të përfshira në këtë raport për të prezantuar secilin këshill), si një burim për ndarjen e informacioneve.
Sponsorizimi i përfaqësuesve të Evropës Juglindore në Vjenë ishte organizuar si një nga veprimtaritë përfundimtare që zhvillohen në kuadër të projektit të BE-UNESCO: “Llogaridhënia e Mediave në Evropën Juglindore”, e cila filloi në janar të vitit 2013. Ky projekt synon sforcimin e këshillave të shtypit në rajon pasi që ata kanë dëshmuar se janë garanci thelbësore e lirisë së medias. Nëpërmjet sigurimit të respektimit të kodeve të etikës dhe duke i trajtuar ankesat e lexuesve dhe shikuesve, këshillat e shtypit kanë demonstruar se ata i ndihmojnë profesionistët e mediave që të mbrojnë më mirë veten e tyre nga presionet joformale ekonomike dhe politike, duke fituar besimin e klientëve të mediave.
Burim: unesco.org