Vetë-rregullimi dhe KEMM-i u promovuan në Manastir Ohër, Shtip dhe Strumicë

Anëtarë të Bordit drejtues, të Komisionit për ankesa dhe të Zyrës ekzekutive folën para qytetarëve, përfaqësuesve të organizatave qytetare dhe gazetarëve të katër qyteteve për bazat e vetë-rregullimit si parim për organizimin e mediave dhe gazetarëve, si dhe për formimin dhe për përvojat e para të Këshillit në muajt e kaluar.

Në këto diskutime u prezantuan dhe u sqaruan dilemat rreth asaj se a është dhe sa është i nevojshëm dhe i dobishëm vetë-rregullimi, cilat janë dallimet ndërmjet vetë-rregullimit dhe rregullimit, cili është dallimi ndërmjet Këshillit të nderit pranë Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë dhe Këshillit për etikë, si mund vetë-rregullimi të çojë në reduktimin e proceseve gjyqësore për shpifje dhe fyerje ose si mund të përdoren vendimet e KEMM-it në gjykatë gjatë proceseve të tilla, si mund vetë-rregullimi të çojë në besim më të madh të qytetarëve në media dhe profesionalizëm më të madh të vetë mediave, dhe mënyrën se si tërë kjo kontribuon për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut dhe përforcimin e mediave si pushtet i katërt.

Në këto debate, në veçanti në Ohër, u prezantuan dhe u veçuan disa raste interesante nga puna e Komisionit për ankesa pranë KEMM-it, me qëllim që pjesëmarrësve, në mënyrë më të detajuar, t’u sqarohet veprimtaria e këtij trupi të Këshillit.
Të pranishmit në debate shfaqën interes të madh lidhur me punën e KEMM-it dhe vetë-rregullimin, duke iu parashtruar pyetje të shumta përfaqësuesve të Këshillit të cilët prezantuan veprimtarinë e tij. Disa prej tyre shprehën falënderime për prezantimet, duke theksuar se nuk kanë ditur ose kanë ditur pak për ekzistimin e KEMM-it, si dhe për atë se ky trup mund të iu ndihmojë në punën e tyre të përditshme dhe në vërejtjet që kanë për raportimin e mediave. Kjo u theksua në veçanti nga ana e përfaqësuesve të organizatave qytetare.
Debatet u zbatuan në kuadër të projektit „Informo dhe informohu – rritja e ndërgjegjësimit të opinionit për KEMM-in“, një iniciativë e mbështetur nga UNESCO. Debate të këtij lloji do të vazhdojnë edhe në rajone të tjera në Maqedoni, me qëllim që opinion lokal të njoftohet sa më mire me aktivitetet e Këshillit.

2

3

6

5

Scroll to Top