Reagimi KEMM – 28.04.2017

Zhvillimet e tilla janë dëshmi mizore për kushtet alarmante me të cilat po ballafaqohen mediat, ndërsa dhuna ndaj tyre është sulm ndaj demokracisë, dhe krim ndaj shoqërisë. Nëse autoritetet nuk ndërmarrin hapa serioze për të mbrojtur lirinë e shprehjes, do të vazhdojnë t’i inkurajojnë ata që kanë për qëllim që të heshtin me forcë gazetarët dhe zërat e tjerë kritik në shoqëri. Kërkimi i llogarisë nga politikanët është një nga përgjegjësitë kryesore të gazetarisë dhe mediat nuk duhet të bllokohen në përpjekjet për të hetuar të gjitha çështjet e rëndësishme me interes publik.

Rikujtojmë se shteti, në përputhje me nenin 10 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, është përgjegjës për të marrë të gjitha masat aktive për të krijuar dhe ruajtur një mjedis të përshtatshëm për lirinë e shprehjes. Liria dhe të drejtat e tilla ndihmojnë në përshpejtimin e zhvillimit të një shoqërie të hapur e tolerante, shoqëri ku duhet të respektohen të drejtat e njeriut, duke përfshirë edhe lirinë e mediave.

U bëjmë thirrje edhe mediave që ta kryejnë punën e tyre në mënyrë profesionale dhe të paanshme, dhe në mënyrë të balancuar të prezantojnë zhvillimet nga të gjitha palët e prekura.

Scroll to Top