Por si mund shoqëria civile ta kryejë këtë rol? Një prej mënyrave është me anë të qenit në gjendje për të dalluar shtëpitë mediatike me cilësi të ulët, dhe një tjetër është me anë të parashtrimit të ankesave në një mekanizëm të vetë-rregullimit të medias, siç është këshilli për shtyp, kur hasim në shkelje potenciale të standardeve profesionale të gazetarisë.
Në Evropën Juglindore, pesë këshillat e shtypit janë duke punuar për të përmirësuar llogaridhënien e mediave. Megjithatë, këto nuk po përdoren mjaftueshëm nga qytetarët. Numri i ankesave që kanë pranuar ata ndryshon shumë nga një vend në një tjetër dhe disa këshilla mund të marrin vetëm 30 deri 40 ankesa në vit. Arsyeja për këtë nuk është respekti i lartë për standardet gazetareske por mungesa e vetëdijes së qytetarëve për të drejtën e tyre për t’u ankuar në një këshill shtypi dhe për të drejtën e tyre për të kërkuar lajme cilësore.
Në kuadër të projektit të financuar nga BE-ja “Llogaridhënia e mediave në Evropën Juglindore dhe Turqi”, UNESCO mbështeti një sërë aktivitetesh ndërgjegjësuese me qëllim të fuqizimit të qytetarëve për të shfytëzuar këshillat e tyre të shtypit. Këto aktivitete janë të përshtatura për nevojat dhe specifikat e secilit këshill lokal të shtypit duke u nisur nga fushatat publike nëpër rajone e deri te krijimi i faqeve të reja të internetit ose promovimi audioviziv i këtyre organeve.
Këto aktivitete ndërgjegjësuese sollën deri te raportimi i këshillave të shtypit për një rritje të numrit të ankesave që kanë marrë nga qytetarët. Megjithatë, siç theksoi eksperteja Catherine Speller në raportin mbi vlerësimin e nevojave të këshillave të mediave në Evropën Juglindore, “lloji i aktiviteteve të angazhimit që ndërmarrin këshillat për promovimin e ndërgjegjësimit të gjerë kulturor të shërbimeve të tyre kërkojnë përpjekje të vazhdueshme, nëse organizatat tentojnë të bëhen plotësisht të ngulitura në komunitetet ku ata janë të bazuara”.
Më poshtë është dhënë një listë e aktiviteteve të suksesshme të realizuara nga këshillat e shtypit në Evropën Juglindore.