Debat i KEMM-it me studentët e Institutit për studime të komunikimit

„Deri më tani janë pranuar mbi 170 ankesa, ndërsa qëllimi ynë është që qytetarët të reagojnë sa më shumë ndaj raportimit joprofesional në media, pasi që kjo na mundëson detektimin më të lehtë rasteve të tilla“, tha drejtoresha e KEMM-it, Marina Tuneva.

Duke vënë në dukje gjendjen me etikën në media, kryetari i Bordit drejtues të KEMM-it, Dragan Antonovski, rikujtoi edhe rolin e madh të mediave në respektimin e e vetë-rregullimit, si një mënyrë e fuqishme për mbrojtje të pavarësisë së tyre nga ndikime të ndryshme.

Sefer Tahiri, anëtar i Komisionit për ankesa, prezantoi arsyet më të zakonshme për shkeljen e standardeve profesionale. „Opinioni më së shpeshti ankohet nga raportimi i njëanshëm dhe i pabalancuar, ndërsa të shumta janë rastet e diskriminimit në baza të ndryshme“, shtoi ai.

Në kontekst të diskutimit mbi problemet më të zakonshme në raportimin e mediave, studentët u njoftuan edhe me procesin e ndërmjetësimit. „Ju bëjmë thirrje që edhe ju të kontribuoni në punën e KEMM-it përmes denoncimit të rasteve të raportimit të mediave, për të cilat mendoni se kanë shkelur standardet profesionale“, apeloi Goce Gerasimovski, anëtar i Komisionit për ankesa.

Debati u organizua me ndihmën e një granti të projektit „ReForMedia – Avancimi i bashkëpunimit ndërmjet shoqërisë civile, institucioneve dhe qytetarëve, për zbatimin e reformave në sferën mediatike“, të cilin e zbaton Instituti Maqedonas për Media dhe Instituti Paqësor nga Lubjana, me përkrahje financiare nga Bashkimi Europian.

Scroll to Top