Punëtorët e mediave nga rajoni jugperëndimor në vend, së bashku me Këshillin për etikë në media, sot kanë debatuar për informimin në kushte të Kovid – 19. Sipas KEMM, informimi i njëanshëm dhe senzacional ishte çregullimi kryesor në informimin e mediave të cilat ishin paraqitur në këtë trup vetërregullues. Është reaguar edhe për çregullimin e të drejtave të njeriut në informimin dhe neglizhimin e grupeve të rrezikuara në shoqëri. Këshilli për etikë ka marrë pjesë në iniciativat për mbindërtimin e kornizës etike në informim, janë hartuar Udhëzimet për informim inkluziv për grupet e rrezikuara në shoqëri, si dhe Udhëzimet për informim etik në mediat onlajn.
Nga ana e KEMM janë prezantuar të dhënat nga analiza në pjesën e vetërregullimit, kurse përvoja të tyre reth sfidave gjatë pandemisë kanë paraqitur edhe gazetarët, korrespondentët dhe readaktorët nga rajoni.
„Ka paraqitje të rasteve që kanë mbështetur teoritë e konspiracionit, mosrespektim të privatësisë dhe të dhënave personale gjatë njoftimit për të infektuarit me virusin korona. Njëkohësisht, mediat kanë paraqitur raste të qasjes të vështirësuar në informata të karakterit publik”, ka theksuar drejtorja ekzekutive e Këshillit për etikë, Marina Tuneva.
Koordinatori i programeve dhe pranimit të ankesave në KEMM, Danile Dimitrievski ka informuar se numri i ankesave është rritur dyfish në vitin 2020.
„Në vitin 2020 kemi pranuar gjithsej 140 ankesa, që në fakt paraqet rritje prej rreth 50% krahasuar me vitin e kaluar, respektivisht me vitin 2019, kur kemi pranuar 83 ankesa. Nga ankesat e përgjithshe ishin miratuar 109 vendime, kurse 18 vendimet tjera ishin identifikuar si të pabaza. Këtë vit duke përfshirë muajin qershor janë paraqitur 95 ankesa, që do të thotë se krahasuar me vitin e kaluar kemi sërish një rritje”, ka theksuar Dimitrievski.
Në kuadër të debatit, punëtorët e mediave kanë vërejtur se problemi më i madh me të cilin janë përballuar gjatë krizës me Kovid, ishte qasja e vështirësuar në informata të karakterit publik dhe mungesa e informatave nga ana e institucioneve publike. Sfidë kanë qënë dezinformatat e shumta të cilat janë paraqitur në mediat sociale, por edhe gjendja jostabile ekonomike, anulimi i reklamave, mungesa e financave në mediat rajonale dhe lokale.
Takimi onlajn ishte organizuar në kuadër të projektit “Mbështetja e lirisë të shprehjes në media në Maqedoninë e Veriut” që realizohet nga KEMM me mbështetje të delegacionit të BE në vend.
KEMM apelon për parashtrimin e rregullt të paraqitjeve për rastet e informimit joprofesional dhe joetik, me plotësimin e formularit në ueb faqen www.semm.mk.
Takimet për informimin nga mediatik në kushte të Kovid 19 deri tani janë mbajtur në rajonin planor Juglindor, Lindor, të Pollogut dhe Jugperëndimor, kurse do të vazhdojnë edhe në rajonet tjera në vend.