Sot, Këshilli për etik në media në Maqedoni ka organizuar një takim onlajn me mediat në rajonin e Pollogut. Tema e takimit ishte “Informimi nga mediat gjatë kohës të Kovid-19 – përvojat e KEMM “.
Në këtë ngjarje, përfaqësuesit e KEMM i kanë prezantuar gjetjet nga pasqyra statistikore e ankesave të pranuara dhe vendimeve të marra nga ana e Komisionit për ankesa pranë KEMM, me fokus të veçantë në informimin e mediave gjatë kohës të pandemisë. “Informimi senzacional, informimi i njëanshëm, mungesa e distancës nga subjektet politike për të cilat informohen janë dukuritë kryesore të vërejtura në çrregullimin e Kodeksit të gazetarëve të Maqedonisë”, ka theksuar drejtorja e KEMM, Marina Tuneva.
Pasqyra krahasuese e dukurive të regjistrimit të mungesës të etikës në informim, të dorëzuara në këshillat rajonal për etik, tregojnë në probleme të ngjajshme në informim. Pandemia ka shkaktuar një qasje të kufizuar në informata, kurse në rastet e caktuara edhe rrezikimin e lirisë të shprehjes.
„Vitin e kaluar kemi pranuar numrin më të madh të ankesave deri tani. Vitin e kaluar, respektivisht në vitin 2020 kishim 140 ankesa. Dhe atë pothuajse dy herë më shumë nga viti i kaluar, viti 2019. Në mënyrë të krahasuar, në vitin 2019 kishim 83 ankesa. Në vitin 2020 janë miratuar 109 vendime, kurse 18 ankesa janë të përkufizuara si të pabaza, 13 ankesa janë zgjidhur me ndërmjetësim, respektivisht pajtim ndërmjet palëve. Në vitin 2020, 15% e ankesave janë zgjidhur me ndërmjetësim, kurse në vitin 2019 vetëm 4% janë zgjidhur me ndërmjetësim, qe tregon se gjithnjë e më shpesh mediat janë të gatshme të bashkëpunojnë me trupin vetërregullues. Këtë vit deri sot janë pranuar 93 ankesa, presim rritje të sërishme për 20 deri në 30% në vitin 2021”, ka theksuar Daniell Dimitrieski, Koordinator i programit në KEMM.
Në ngjarje, të pranishmit ishin informuar edhe për përfitimet nga krijimi i Regjistrit për media profesionale onlajn. Duke apeluar për përfshirje të mëtutjeshme të mediave në mbështetjen e vetërregullimit, KEMM ka informuar edhe për iniciativat për koordinim, si në kuadër të komunitetit profesional të mediave, ashtu edhe me aktorët tjerë relevant, siç është sektori i biznesit.
„Përfitimet nga mbështetja e punës të KEMM, nënkuptojnë parandalimin e ndikimit mbi mediat nga ana e qendrave të pushtetit, si dhe nxitjen e profesionalizimit përmes përfshirjes vullnetare të mediave në procesin e vetërregullimit” ka theksuar Marina Tuneva.
Në kontekst të kesaj, gazetari Zoran Maxhoski, ka udhëzuar në nevojën për organizimin e takimeve me mediat dhe përfaqësuesit e sektorit të biznesit, me qëllim që bashkarisht të vërtetohen format e mbështetjes të profesionalizimit në media. Përveç kësaj, ai ka treguar për nevojën e përfshirjes të pronarëve dhe redaktorëve të mediave në njohjen e përfitimeve nga vetërregullimi dhe Regjistri i mediave profesionale onlajn.
Takimet me mediat, organizatat civile dhe institucionet do të vazhdojnë edhe më tutje.
KEMM apelon për parashtrimin e rregullt të paraqitjes të rasteve të informimit joprofesional dhe joetik, me plotësimin e formularit të ueb faqes www.semm.mk.
Takimi onlajn është mbajtur në kuadër të projektit “Mbështetje e lirisë të shprehjes në media në Maqedoninë e Veriut” që implementon KEMM me mbështetje të delegacionit të BE në vend.