Gazetarët nga rajoni lindorkanë ndarë sfidat në informimin nga gazetarët gjatë krizës me Kovid-19

Gazetarët nga rajoni lindorkanë ndarë sfidat në informimin nga gazetarët gjatë krizës me Kovid-19

Kriza me Kovid 19 nuk ka tejklauar punëtorët e mediave të cilët ishin ndër më të goditurit. Sot në debat, të organizuar nga Këshilli për etikë në media, ata kanë ndarë përvojat dhe sfidat e tyre, dhe njëkohësisht ishin ndarë përvojat e KEMM në pandemi. Të informohet në mënyrë të balancuar, fer dhe objektive në kushte të pandemisë është një sfidë shtesë.  

Drejtorja ekzekutive e Këshillit të etikës në media, Marina Tuneva, fliste për atë se të gjithë mediat, në të githë botën kanë përjetuar ndryshime të caktuara për shkak të gjendjes aktuale.

Pandemia me Kovid ka sjellur në atë se në disa vende dhe disa qeveri të dënojnë dhe të kufizojnë liritë. Ne vazhdimisht kemi kontakt me këshillat e shteteve tjera dhe sfidat janë të ngjajshme me ato të rajonit. Te ne gjithashtu janë paraqitur probleme me qasje të kufizuar në informata, ka theksuar Marina Tuneva.

Takimi onlajn është mbajtuar në kuadër të projektit “Mbështetje e lirisë të shprehjes në media në Maqedoninë e Veriut” që e implementon KEMM me mbështetje të delegacionit të BE-së në vend.

Daniell Dimitrieski, koordinator i programit në KEMM ka prezantuar statistikën e ankesave të dorëzuara në Komision. Është interesante se numri i ankesave rritet vazhdimisht.

Vjet kemi marrë numër më të madh të ankesave deri tani. Vitin e kaluar, respektivisht në vitin 2020 kemi patur 140 ankesa. Dhe ky është pothuajse dyfishi në krahasim me vitin 2019. Krahasuar, në vitin 2019 kishim 83 ankesa. Në vitin 2020 janë miratuar 109 vendime, kurse 18 ankesa janë të përkufizuara si të pabaza, 13 ankesa janë zgjedhur me ndërmjetësim, respektivisht pajtim ndërmjet palëve. Në vitin 2020, 15% e ankesave janë zgjidhur me ndërmjetësim, kurse në vitin 2019 vetëm 4% janë zgjidhur me ndërmjetësim, që tregon se gjithnjë e më shpesh mediat janë të gatshme të bashkëpunojnë me trupin vetërregullues. Këtë vit deri sot janë pranuar 93 ankesa, presim sërish rritje për 20 deri në 30 %  në vitin 2021, ka thënë Daniell Dimitrieski.

Gazetarët që kanë marrë pjesë në këtë takim onlajn gjithashtu kanë marrë pjesë në diskutim dhe kanë theksuar një pjesë të sfidave me të cilat përballen.

Gazetarët dhe mediat të cilët pa qëllim bëjnë gabime në informim, dijnë që të pranojnë gabimin e tyre, të kërkojnë falje dhe të korrigjohen. Por ata të cilët kanë agjendë tjetër nuk kujdesen për standardet e gazetarisë dhe ata informojnë për interesat e dikujt tjetër dhe nuk frikësohen nga vetërregullimi, ka theksuar gazetari Toni Mihailov nga Shtipi.

Ky serial i takimeve për informimin mediatik gjatë kohës të Kovid 19 do të vazhdojë edhe në rajonet tjera planore në vend dhe me palët tjera të përfshira, si organizata joqeveritare apo organe të pushtetit lokal.

Scroll to Top