Arsimi dhe mediat janë kyçe në përballjen me diskriminimin, gjuhën e urrejtjes dhe stereotipat

Në debat, ku u diskutua për mënyrat me të cilat mediat, organi vetë-rregullues dhe institucionet arsimore mund të bashkëpunojnë në ballafaqimin me gjuhën e urrejtjes, diskriminimit dhe stereotipave, morën pjesë 30 përfaqësues të shoqërisë civile, institucionet arsimore, organizata mediatike dhe studentë nga universitetet në vend.

“Kuptohet që gazetarët dhe mediat kanë të drejtë të patjetërsueshme të politikës redaktuese dhe liri në pozicionimin në atë spektër, megjithatë faktet janë fakte dhe këtu nuk duhet pasur kompromise”, tha kryetarja e BD-së të KEMM, Katerina Sinadinovska.

СSipas Dejan Andonov, udhëheqës i Programit Arsimor në Institutin për Studime të Komunikimeve, qytetarët mediatikisht të edukuar dinë të kuptojnë vlerën e lajmeve, t’i njohin mesazhet që vijnë deri te ata, të ndërtojnë një qëndrim kritik. Rrjedhimisht, është e nevojshme që vazhdimisht të investohet në përmirësimin e aftësive të qytetarëve për analizë kritike të përmbajtjeve mediatike.

Me këtë pajtohet edhe profesori Naser Miftari, i cili thotë se publiku duhet të ketë dituri të mjaftueshme për të njohur se çfarë është e mirë dhe çfarë është e keqe, çfarë duhet të dëgjojë dhe çfarë jo. “E gjithë kjo mund të arrihet nëse sigurojmë hapësirë të mjaftueshme në sistemin tonë arsimor. Sistemi ynë ka nevojë për një reformë të thelluar, ndërsa në ato reforma nuk kemi pasur sukses nëse mediat nuk i vendosim në vendin ku duhet të jenë”, theksoi ai.

Mediat patjetër duhet të kenë rolin kryesor jo vetëm në informimin, thotë gazetarja Jasmina Mironski, por edhe në shpartallimin e gjuhës së urrejtjes, diskriminimit dhe stereotipave.

gallery “Në teoritë socio-psikologjike shpjegohet se njerëzit janë në të ashtuquajturat ‘flluska’ sepse zgjedhin se nga ku do të informohen, çfarë do të mbajnë mend, ngase një gjë e tillë korrespondon me bindjet e tyre të mëparshme. Edukimi mediatik është me rëndësi të jashtëzakonshme, ndërsa përvojat tregojnë se është më mirë nëse ai futet përmes përmbajtjeve të ndryshme mësimore në arsim”, tha kryetarja e RESIS, Snezhana Trpevska.

 

Sipas Liljana Pecova Ilieska, anëtare e Komisionit të Ankesave pranë KEMM, me fakultetet që ndërtojnë kuadrin mësimdhënës thumbnail Fullscreen capture 21.10.2020 114714duhet të vendosen kontakte dhe të bisedohet në drejtim të asaj se si të përvetësohen shkathtësitë për edukim mediatik gjatë arsimimit të lartë.

 

 

Scroll to Top