Thirrje të tilla, që përmbajnë elemente të fyerjes dhe degradimit ndaj një grupi të caktuar, mund të interpretohen si nxitje për dhunë dhe diskriminim dhe të shkaktojnë sjellje radikale dhe akte të gjuhës së urrejtjes. Komunikimi publik i këtij lloji është në kundërshtim me dispozitat e Kodit të Etikës të RTVM, në të cilin shprehimisht thuhet se në çdo paraqitje publike, punonjësit e RTVM-së “nuk duhet të ndikojnë negativisht në punën e tyre dhe mjedisin publik, por janë të detyruar në të gjitha fazat e veprimeve të tyre të mbajnë llogari për reputacionin dhe integritetin e RTM” (neni 11). Prandaj, udhëheqësisë së këtij servisi publik radiodifuziv do t’i sugjerohet se duhet t’i ndërmarrë të gjitha masat e duhura lidhur me shkeljen e Kodit nga ana e gazetares, me qëllim që të parandalohen sjelljet e këtilla që janë të dëmshme jo vetëm për Televizionin, por edhe për opinionin në përgjithësi.
Me provokime të këtilla të pashembullta diskreditohet i tërë komuniteti gazetaresk dhe gazetaria në përgjithësi si profesion, që duhet të kultivojë tolerancën dhe mirëkuptimin e ndërsjellë.
Njëkohësisht, u bëjmë thirrje institucioneve kompetente që të mundësojnë kremtim dinjitoz të Ilindenit në Meçkin Kamen dhe për të marrë masa për t’u mundësuar gazetarëve dhe punonjësve të mediave që të raportojnë për ngjarjen në mënyrë të sigurt.