Kërkojmë zhbllokimin e reformave në media

I bëjmë thirrje Kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për të filluar procesin e zgjedhjes së anëtarëve të këtyre dy organeve. Çdo ndërhyrje apo vonesë në procesin do të ndikojë seriozisht në zbatimin e reformave në media.

Nga zgjedhja e anëtarëve në këto dy organe varen drejtpërdrejtë edhe ndryshimet sistematike në fushën e mediave, që duhet të mundësojnë që ato të punojnë në mënyrë të pavarur dhe profesionale. Rikujtojmë se reformat në media janë kyçe për proceset euroatlantike në vend, gjë që theksohet edhe në raportin e fundit të Komisionit Evropian në të cilin thuhet se “shteti duhet të bëjë përpjekje për të përmirësuar pavarësinë dhe standardet profesionale të servilit publik dhe pavarësinë financiare.” Nga ana tjetër presim që zgjedhja e anëtarëve të këtyre dy organeve të zbatohet në mënyrë të drejtë dhe transparente në bazë të kompetencave individuale.

Konkursi ishte i hapur në janar të këtij viti, ndërsa vendimi për zgjedhjen e anëtarëve është duhur të bëhet menjëherë pas zgjedhjeve presidenciale.

Theksojmë se Qeveria, Kuvendi por edhe të gjithë aktorët tjerë politik kanë përgjegjësi për t’i qasur seriozisht këtij procesi dhe për t’u vendosur mbi interesat e partive për të parandaluar dëmtime të mëtejshme në sektorin e medias.

Scroll to Top