KEMM-i dënon sjelljen e Bojan Jovanovskit ndaj gazetares Jordanovska

Kritikat e tilla mund të kuptohen vetëm si kërcënim ndaj gazetares dhe vlerësimit të saj kritik për mënyrën në të cilën punojnë mediat tjera, diçka që si ushtruese e profesionit ajo guxon ta bëjë absolutisht dhe i lejohet me Ligjin për media.

Presionet e këtilla ndaj gazetarëve, qofshin ato direkte ose indirekte, mund të ndikojnë seriozisht në mënyrën në të cilën e ushtrojnë detyrën e tyre, përzgjedhjen e storjeve për të cilat informojnë dhe mënyrën në të cilën përpunojnë çështje me interes publik.

Liria e fjalës një kohë të gjatë ka qenë në shënjestër të një numri të madh të të fuqishmëve të cilët kanë tentuar të vendosin kontroll në punën e gazetarëve dhe mediave. Me këtë rast censura ka qenë dhe do të mbetet formë e pashembullt e cenimit dhe kufizimit të lirisë së fjalës në profesionin e gazetarisë.

Pikërisht pozita shoqërore e profesionit të gazetarëve është tregues për vlerësimin e nivelit në të cilin është garantuar liria e fjalës, mendimit, informimit, kritikës ose në përgjithësi ekzistimin e jetës së lirë dhe demokratike.

Presionet dhe kërcënimet ndaj gazetarëve duhet doemos të shqyrtohet edhe nga aspekti i faktit se shteti një kohë të gjatë përballet me rënie të lirisë së fjalës në krahasim me rajonet tjera të botës, si dhe në raport me rekomandimet e trupave dhe organizatave relevante vendore dhe ndërkombëtare se ende duhet punuar në këtë fushë në vendet–anëtare potenciale të BE-së.

Scroll to Top