Prej gjithsej 68 ankesave të dorëzuara në Këshillin gjatë vitit të kaluar, numri më i madh i tyre janë prej qytetarëve (33,8%), pastaj prej mediave dhe gazetarëve (25%), prej organizatave të sektorit civil (22,1%), ndërsa prej bartësve të funksioneve publike, institucioneve dhe partive politike (19,1%). Prej 68 vendimeve të miratuara, në 38 raste Komisioni ka vërtetuar shkelje të Kodeksit të gazetarëve dhe ka shqiptuar sanksion moral, ndërsa 16 ankesa kanë qenë të pabaza ose jashtë juridiksionit të Komisionit.
Për KEMM-in është më brengosës fakti që pjesa më e madhe e shkeljeve kanë të bëjnë me rregullat themelore të gazetarisë etike: publikimi i informatave të sakta, të verifikuara dhe gjithëpërfshirëse (në 60,5 % të rasteve) dhe ndarja e fakteve nga mendimi i gazetarit (në 34,2% të rasteve). Në 31,5% të rasteve të regjistruara gazetarët nuk kanë kultivuar kulturën e të shprehurit dhe nuk e kanë respektuar parimin e komunikimit të sjellshëm me opinionin.
Veçanërisht brengos edhe fakti që 23,7% e numrit të përgjithshëm të ankesave kishin të bëjnë me media që në opinion kanë përhapur gjuhë të urrejtjes, kanë përdorur deklarata diskriminuese ose kanë nxitur stereotipa dhe në këtë mënyrë u kanë shkaktuar dëme serioze pjesëtarëve të grupeve të caktuara.
Publiku, i cili kryesisht informohet nga portalet onlajn ose media të tjera që nuk i respektojnë rregullat e gazetarisë etike, bëhet objekt i lehtë i manipulimit për shkak të numrit të madh të informacioneve të sajuara apo gjysmë të vërteta. Duke marrë parasysh fuqinë e madhe manipuluese të dezinformatave dhe të lajmeve të sajuara apo të rrejshme që përhapen nën petkun e “gazetarisë serioze”, KEMM-i, me qëllim që të afirmojmë sa më shumë vetë-rregullimin, bën thirrje që të respektohen rregullat për portalet e internetit (https://semm.mk/sq-al/sovet-za-etika/regullat-per-anetaresim ) të cilat janë anëtar ose duan të anëtarësohen në KEMM-in.
Por, krahas miratimit të këtyre regullave, KEMM-i u bën thirrje të gjitha mediave që të punojnë me integritet profesional dhe t’i përkushtohen zbatimit të përpiktë të parimeve themelore të gazetarisë etike. Këshilli do të vazhdoje të vëzhgojë mënyrën e informimit të mediave, si të atyre që janë pjesë e anëtarësisë, ashtu edhe të atyre që ende nuk janë anëtarë të tij, si dhe do të bëje thirrje për respektim të përpiktë të Kodeksit të gazetarëve, si parakusht për përkatësi në këtë trupin tonë të përbashkët, profesional, për vetë-rregullimin në mediat.
Bashkangjitur ju dërgojmë linkun nga infografikoni për pasqyrën statistikore të vendimeve të Komisionit për ankesa për vitin 2018: https://semm.mk/sq-al/komisija-za-zalbi/shqyrtimet-statistikore/605-infografik-pasqyre-statistikore-e-punes-se-komisionit-te-apelit-per-vitin-2018