Ndahet çmimi “Zhan Mone”

Bojan Bllazhevski, gazetar i “Bild”-it, mori çmimin për tekstin e gazetarit në temën “Zorrët qorre të autostradës së pandërtuar mes Maqedonisë dhe Shqipërisë”, Tomisllav Georgiev për fotografinë më të mirë reportere dhe Aleksandar Ristovski për fotografinë më të mirë amatore.

“Me këtë çmim u shprehim mirënjohje atyre që tentojnë të bëjnë dallim, i afirmojmë ata që angazhohen për informim të saktë dhe ndërtojnë besim, në vend të frikës dhe pasigurisë. I shpërblejmë ata që tentojnë të gjejnë zgjidhje për problemet dhe nxisin ndryshime pozitive në të gjitha nivelet e shoqërisë”, tha shefi i delegacionit të BE-së Samuel Zhbogar gjatë ndarjes së çmimeve.

Jurinë që e ndau çmimin e kryesonte Nadezhda Gaçe, drejtore dhe kryeredaktore përgjegjëse e javores “Novi Magazin” në Serbi. “Jemi dëshmitarë të punimeve cilësore, që karakterizoheshin me cilësi të lartë, inovacion dhe kreativitet gjatë përpilimit. Kjo duhet të jetë shenjë e gazetarisë të mirë”, tha Nadezhda Gaçe.

“Ndarja e çmimit vazhdon të jetë mbështetje e vazhdueshme e përkushtimit ndaj lirisë së shprehjes, lirisë së mediave dhe shkëmbimit të ideve, mendimeve dhe qëndrimeve si shtyllë themelore e shoqërive të hapura dhe si reflektim i demokracisë”, theksoi drejtorja ekzekutive e KEMM-it, Marina Tuneva.

Në edicionin e sivjetshëm të 16-të, në konkursin për çmimin “Zhan Mone” ishin lajmëruar gjithsej 49 storie, 30 fotografi profesionale dhe 15 amatore.

Çmimi përbëhet prej statujave të vogla për të gjithë fituesit, kupon për pajisjes teknike në vlerë prej 1.000 euro për fituesit në kategorinë e storjes më të mirë të gazetarit dhe fotografi më të mirë profesionale, si dhe kupon me vlerë prej 500 euro për fituesin në kategorinë fotografi më e mirë amatore. Statujat për këtë çmim sivjet i përpunoi artisti figurativ Nikola Pijanmenov.

Tema e konkursit për storje më të mirë të gazetarit dhe fotografi më të mirë reportere ishte “Ndërtimi i besimit në kohëra të sigurta”, ndërsa për fotografi amatore “Dallimi ynë, fuqia jonë”.

footer soo12

Scroll to Top