Studentët e gazetarisë të angazhuar për ardhmërinë e mediave

Një grup studentësh të Fakultetit Juridik pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, pjesëmarrës në projektin studentor rajonal “Media 2040”, këto ditë patën mundësinë të mësojnë më shumë për punën dhe qëllimet e Këshillit për Etikë në Media në Maqedoni, si dhe të njoftohen me organizata të tjera nga industria mediatike.

Projekti “Media 2040”, i mbështetur nga Mbretëria e Holandës, bashkon studentë të gazetarisë nga universitetet publike të Serbisë, Malit të Zi, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe Bosnjës dhe Hercegovinës, me qëllim që t’u jep të rinjve një vështrim më të afërt të aspekteve të ndryshme të profesionit të gazetarisë dhe rolit të saj në një shoqëri demokratike dhe funksionale.

Në takimin në Fakultetin “Justiniani i Parë” në UKIM, studentët shkëmbyen mendime për të ardhmen e gazetarisë dhe mediave në Maqedoninë e Veriut me përfaqësues të KEMM, Sindikatës së Pavarur të Gazetarëve dhe Punëtorëve Medial, Shërbimit Kombëtar – RTM-së dhe ekspertëve të mediave.

Të rinjtë janë të interesuar për punë praktike në media, paralelisht me studimet e tyre, por edhe për bashkëpunim dhe ndihmë përmes mekanizmave të tjerë për gazetari më cilësore dhe vetërregullim mediatik.

Takimet me kolegë nga vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor ata i konsiderojnë si një bazë të mirë për bashkëpunim dhe bisedë të mëtejshme rreth problemeve dhe zgjidhjeve, si dhe për projektimin e një sistemi mediatik më të besueshëm deri në vitin 2040.

Njohja e studentëve me punën e Këshillit për Etikë në Media në Maqedoni dhe veçanërisht me mekanizmin e vetërregullimit mediatik përmes veprimit të Komisionit për Ankesa është pjesë e aktiviteteve të KEMM në kornizë të projektit “Ndërtimi i besimit në media në Evropën Juglindore: mbështetja e gazetarisë si një e mirë publike”, i financuar nga UNESCO.

Scroll to Top