Mirçe Adamçevski
Mirçe Adamçevski është kryetari i Komisionit për Ankesa pranë KEMM. Ka diplomuar në Fakultetin e Teknologjisë dhe Metalurgjisë, dega inxhinieri kimike. Nga nëntori 1979 deri në nëntor 2004 punoi në gazetën ditore "Nova Makedonija" si gazetar, redaktor, korrespondent nga Moska (në një periudhë 6-vjeçare, 1993-1999), dhe si kryeredaktor gjatë periudhës 2002-2004. Nga viti 2004 deri në vitin 2006 ka shkruar për revistën Porta 3. Nga viti 2006 deri në vitin 2008 ka mbajtur postin e kryetarit të Këshillit të Radiodifuzionit.
Snezhana Trpevska
Interesat hulumtuese të Dr. Snezhana Trpevskës shtrihen në disa fusha: metodologjia e hulumtimit social, sociologjia e komunikimeve masive, opinioni kritik dhe edukimi mediatik, politika dhe rregullimi i mediave dhe studimet e gazetarisë. Deri në korrik 2009, ajo ishte e punësuar në Këshillin e Radiodifuzionit si udhëheqëse e Departamentit për Hulumtim dhe Zhvillim Strategjik. Nga viti 2008 është e punësuar si profesoreshë në Shkollën për Gazetari dhe Marrëdhënie me Publikun, ndërsa nga viti 2013 në Institutin për Studime të Komunikimit në Shkupi. Ajo ka marrë pjesë në një numër të madh projektesh hulumtuese dhe akademike që kanë të bëjnë me lirinë e shprehjes dhe pluralizmin mediatik, edukimin mediatik, qëndrimet dhe sjelljet e audiencës ndaj përmbajtjes mediatike, përqendrimit mediatik dhe rregullimit të transmetimit, etikës në gazetari etj.
Tamara Çausidis
Tamara Çausidis është gazetare me përvojë shumëvjeçare në disa media (BIRN, Alsat TV, Radio Evropa e Lirë, Radio e Maqedonisë), por edhe me përvojë në fushën e vetërregullimit të mediave dhe etikës gazetareske. Në vitin 2007, ajo u zgjodh kryetare e Këshillit të Nderit në Shoqatën e Gazetarëve të Maqedonisë (ShGM), dhe përvoja e atij angazhimi më vonë rezultoi që ajo të jetë bashkëautore në përgatitjen e Doracakut për Etikën në Gazetari, ku ajo është autorja i kapitujve "Vetërregullimi", "Çfarë është Këshilli i Nderit i ShGM-së", "Kodi - udhëzimet dhe rekomandimet", "Shkeljet më të zakonshme (si të shmangen gabimet)", "Për gjuhën e urrejtjes", "Si të raportohet për diversitetin" dhe të tjera. Çausidis, si aktiviste për avancimin e të drejtave të gazetarëve dhe kushteve të punës, mori pjesë edhe në formimin e sindikatës së parë të gazetarëve, pas së cilës u zgjodh kryetare e Sindikatës së pavarur të gazetarëve dhe punonjësve mediatikë - SPGM-së dhe udhëhoqi organizatën për dy mandate, deri në vitin 2018.
Zhana Bozhinovska
Zhana Popovska Bozinovska është gazetare me përvojë shumëvjeçare në disa media. Me diplomë të Fakultetit Ekonomik në Shkup, gjithë jetën e saj profesionale e ka kaluar në gazetari. Nga viti 1991 deri në vitin 2000 ka punuar në NIP “Nova Makedonija”, e më pas nga viti 2000 deri në vitin 2016 në të gazetën ditore “Dnevnik”. Në të dyja gazetat ka punuar si gazetare në rubrikën e politikës së jashtme, me theks të veçantë për çështjen e emrit dhe integrimin euroatlantik të Maqedonisë. Nga viti 2016 deri në vitin 2022 ka punuar në portalin MKD.mk, ndërsa nga viti 2022 punon në “Sloboden Pecat”, ku është redaktore përgjegjëse e shërbimit mediatik.
Sefer Tahiri
Dr. Sefer Tahiri ka diplomuar në degën e gazetarisë në Fakultetin Juridik në Shkup, kurse studimet master i ka përfunduar në Institutin për hulumtime sociologjike dhe politiko-juridike në Shkup, në programin e studimeve për Komunikim. Studimet e doktoraturës i kreu në Universitetin e Nju Jorkut-Shkup, me disertacionin me temën “Ndikimi i partive politike në politikën redaktuese të radiotelevizionit publik - Radiotelevizioni i Maqedonisë (1998-2006)”. Prej vitit 2008 ligjëron disa lëndë nga fusha e medias dhe komunikimit në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë. Tahiri ka mbi 15 vjet përvojë gazetareske dhe redaktuese në media: Fakti, Radio-Televizioni Maqedonas, TV Alsat dhe Radio Evropa e Lirë. Ai ka marrë pjesë në disa projekte kërkimore të lidhura me median.
Zërijeta Jajaga
Zërijeta Hajro Jajaga ka qenë e pranishme në skenën mediatike në Maqedoni për më shumë se 25 vite, si gazetare dhe redaktore në Televizionin Maqedonas. Karrierën në MRTV e filloi në vitin 1995, ku formësoi praktikën e saj si reportere dhe redaktore e shumë temave dhe intervistave me personalitete të rëndësishme për jetën shoqërore dhe politike. Ajo është pjesë e ekipit të Radio Evropa e Lirë, ku ka botuar qindra tekste dhe analiza mbi ngjarjet politike dhe shoqërore në vend, që shënuan historinë e re të Maqedonisë. Zërijeta Jajaga njëkohësisht është edhe aktiviste për barazi gjinore dhe kundër diskriminimit. Përkushtimi i saj ndaj përparimit të mjedisit mediatik reflektohet edhe në projektet dhe hulumtimet në të cilat ka marrë pjesë, për përmirësimin e praktikave dhe standardeve mediatike: Media Sustainability Index, Hate Speech Cases.
Dimitar Micev
Dimitar Micev është inxhinier kompjuterik me diplomë master në Menaxhimin e Komunikimeve Strategjike. Nga viti 2003-2023 ai ishte menaxher dhe pronar i televizionit rajonal VIS, ndërsa nga viti 2023 është themelues dhe kryeredaktor i portalit informativ, kërkimor dhe analizues Nota.mk. Micev është një nga themeluesit dhe kryetar i shoqatës së mediave elektronike lokale dhe rajonale “Medium Objektiv”, si dhe themelues i “Institutit për zhvillimin e pluralizmit mediatik”. Punimet kërkimore të tij fokusohen në aplikimin e mjeteve të reja gazetareske si dhe në respektimin e standardeve etike në gazetari, në një epokë të revolucionit teknologjik dhe inteligjencës artificiale.