Këshilli për Etikë në Media i Maqedonisë (KEMM), në partneritet me Ambasadën e Parë të Fëmijëve në Botë "Megjashi", dhe bazuar në konventat ndërkombëtare, Ligjin për drejtësi për fëmijët, Kodin e gazetarëve dhe Udhëzimet për raportim profesional në online mediat, publikon Rekomandimet, në vijim.
Rekomandimet për raportim etik për fëmijët dhe të rinjtë janë zhvilluar në kuadër të projektit “BE mbështetje për përmirësimin e etikës mediatike”, financuar nga Delegacioni i Bashkimit Evropian.