Gazetare me një përvojë prej më se tri dekadash në disa media vendore dhe ndërkombëtare. Nga viti 1996 - 2011 ka punuar si korrespondente dhe producente në redaksinë maqedonase të Shërbimit Botëror të BBC-së, në Shkup dhe Londër. Si gazetare dhe redaktore ka përvojë në median e shkruar, radio dhe televizion, duke përfshirë: "Nova Makedonija", TVM-Radio Shkupi - Programi i dytë, NoMa-radio, TV21, TV Klan Macedonia, "Sfidat" - Fondacioni Friedrich Ebert. Georgievska ka marrë pjesë në shumë trajnime dhe projekte për avancimin e gazetarisë profesionale, për promovimin e edukimit mediatik, të etikës në media, luftës kundër dezinformatave dhe lajmeve të rreme. Është pjesëmarrëse në grupe ad-hoc për promovimin e vlerave evropiane në Maqedoninë e Veriut, të fqinjësisë së mirë dhe tejkalimin e kontesteve dypalëshe në rajon. Ka diplomuar në Katedrën e Letërsisë Komparative të Fakultetit Filologjik pranë Universitetit "Shën Kirili dhe Metodi" në Shkup. Nga prilli i vitit 2023 është në pozitën e Drejtoreshës Ekzekutive të Këshillit për Etikë në Media të Maqedonisë.
Milena Kërsteva është ekonomiste e diplomuar në Fakultetin Ekonomik të universitetit "Shën Kirili dhe Metodi" në Shkup. Fill pas diplomimit, nis punën në sektorin privat. Në vitin 2015 kalon sektorin e shoqërisë civile, ku punon si drejtore financiare dhe administrative. Pas ndjekjes së trajnimit “Menaxhimi dhe zbatimi i projekteve të financuara nga BE”, në vitin 2016, pajiset me certifikatë për menaxhim dhe zbatim të projekteve të BE-së. Ajo iu bashkua ekipit të Këshillit për Etikë në Media të Maqedonisë në muajin mars të vitit 2023, si Koordinatore e Programesh.