Njoftimе

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Këshilli për Etikë në Mediat në Maqedoni (KEMM), në interes të informimit më të mirë të publikut dhe gazetarëve dhe punonjësve mediatik të sigurt gjatë kryerjes së detyrave të tyre të përditshme profesionale, përgatitën doracak me titull: “Udhëzime për raportim të sigurt dhe profesional mbi koronavirusin (COVID-19)”

 

Doracaku, në pjesën e parë, ofron udhëzime mbi raportimin etik, profesional dhe të përgjegjshëm për koronavirusin në kushte të pandemisë globale. Për këtë qëllim, janë siguruar rekomandime për përdorimin e burimeve relevante të informimit, rekomandime për të shmangur sensacionalizmin, përdorimin e fjalorit përkatës, përdorimi i kujdesshëm i vizualizimit etj.

Pjesa e dytë është një lloj protokolli për mbrojtje dhe vetë-mbrojtje të gazetarëve dhe punonjësve mediatik gjatë pandemisë së KOVID-19 (koronavirusit). Në këtë pjesë flitet për masat standarde të kujdesit, por gjithashtu ofrohen edhe rekomandime për raportimin e gazetarëve dhe punonjësve të mediave në terren, si dhe udhëzime për punën brenda redaksive dhe paraqitjet e mysafirëve në emisionet televizive.

Autorë të këtij doracaku janë Drejtorja Ekzekutive e Këshillit për Etikë në Mediat në Maqedoni, d-r Marina Tuneva dhe Ognen Janeski, gazetar dhe alumni-hulumtues në Departamentin e Kombeve të Bashkuara për Informim Publik.

Ky doracak është në dispozicion në gjuhën maqedonase (link) dhe në gjuhën shqipe (link) ndërsa së shpejti do të përkthehet edhe në gjuhën angleze.