Njoftimе

Ftesë për mediat

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dhe Këshilli për Etikë në Mediat në Maqedoni, më 18 nëntor (e mërkurë), me fillim në ora 11:00, në Shtëpinë Evropiane në Shkup (ish EU info-qendra) organizojnë konferencë për shtyp në të cilën publiku do të mund të informohet më mirë për rezultatet nga krijimi i Regjistrit të online mediave profesionale. Oda Ekonomike e Maqedonisë gjithashtu ndihmoi procesin e krijimit të këtij regjistri. 

 

znm semm1

Procesi u zhvillua sipas kritereve të dakorduara midis KEMM dhe SHGM duke ndjekur praktikat në vendet e zhvilluara demokratike dhe Këshillit të Evropës, dhe në konsultime me gazetarët, mediat dhe bashkësisë së biznesit në vend. Qëllimi i bashkëpunimit me Odën Ekonomike është që nëpërmjet të krijimit të

Regjistrit të lehtësohet qasja në reklame për komunitetin e biznesit në online mediat profesionale, përkundër atyre që nuk plotësojnë kriteret për anëtarësi dhe rregullisht shkelin parimet etike gjatë punës së tyre. 

Nga Regjistri pritet t'i ndihmojë publikut më lehtë të njeh cilat media plotësojnë kriteret dhe respektojnë standardet dhe parimet etike gjatë raportimit të tyre.

Në këtë ngjarje janë të ftuar edhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare në vend.