Njoftimе

Këshilli i Etikës në Mediat e Maqedonisë (KEMM), më 29 tetor (të martën), me fillim në orën 11:00, në Universitetin e Evropës Juglindore (Salla për konferenca në Rektoratin e UEJL) në Tetovë, organizon debat në temën “Vetërregullimi në mediat – situata, sfida dhe mundësi”.

Si pjesë e përpjekjeve për mbrojtje dhe promovim të gazetarisë profesionale, Këshilli për Etikë në Mediat në Maqedoni (KEMM), në bashkëpunim me Shoqatën e Gazetarëve të Maqedonisë, informon se është duke u zbatuar procedura për rinovimin dhe përditësimin e anëtarësisë së online mediave në trupin vetërregullues. Procedura është duke u zhvilluar sipas kritereve të pajtuara mes KEMM dhe SHGM duke ndjekur praktikën e shoqërive të zhvilluara demokratike dhe Këshillit të Evropës, të cilët rregullisht konsultojnë bashkësinë gazetareske dhe mediatike dhe mund të ato mund të shihen në këtë hallkë: https://www.semm.mk/chlenstvo/pravila-za-chlenstvo.

Slika 1

„Mbështetja dhe afirmimi i arsimimit mediatik është mundësi e mirë që bashkërisht të dërgojmë porosi se opinioni na është veçanërisht i rëndësishëm në dhënien e përgjigjes për informimin e gazetarëve. Përfshirja e qytetarëve është veçanërisht e rëndësishme në “demistifikimin” e praktikave të gazetarëve dhe investimet në në përmirësimin e profesionalizmit në punën e mediave si pjesë e mënyrave të kthimit të besimit në profesionin”., tha Marina Tuneva, drejtore ekzekutive e Këshillit të Etikës në Mediat e Maqedonisë (KEMM), në konferencën për media në të cilën organizata – anëtare të Rrjetit Maqedonas për Arsimim Mediatik i paralajmërua Ditët e Arsimimit Mediatik 2019.

nova semm

„Vetërregullimi është përpjekje e fortë e profesionistëve mediatik që të mirëmbajnë dialogun me opinionin. Procesi i etablimit të vetërregullimit është i gjatë, por rezultatet nga ai janë gazetari më cilësore, integritet i mbrojtur i mediave, informacione cilësore për qytetarët, lirim nga ndikimet e qendrave të fuqisë dhe mbrojtje të lirisë së shprehjes”, tha Marina Tuneva, drejtore ekzekutive e KEMM-it, në debatin e sotëm të KEMM-it në Prilep.

Deklarata e djeshme e kryeministrit Zoran Zaev se nuk do të lejojë që një gazetar kryelartë të përmbysë Qeverinë nga pushteti, KEMM-i e vlerëson si të pahijshme dhe joadekuate nga një bartës i postit publik.

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Këshilli për Etikën në Media të Maqedonisë (KEMM) dënojnë postimin e pahijshëm të gazetares së Radio Televizionit të Maqedonisë Marija Kotovska në Facebook, që përmban thirrje për mobilizim gjatë kremtimit të Ilindenit në Meçkin Kamen.

nova semm

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), Këshilli për Etikë në Media në Maqedoni (KEMM), Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik (SPGPM) dhe Instituti Maqedonas për Media (IMM) janë të shqetësuar seriozisht për vonesën e procedurës për zgjedhjen e anëtarëve të ri të Këshillit të rregulluesit mediatik dhe të Këshillit programorë në Radiotelevizionin e Maqedonisë.

Në prag të Paradës së Krenarisë, e cila do të mbahet më 29 qershor në Shkup, Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dhe Këshilli për Etikë në Mediat në Maqedoni (KEMM) apelojnë mediat të raportojnë në mënyrë profesionale dhe të përgjegjshme, duke trajtuar temat që prekin komunitetin LGBTI përmes prizmit të afirmimit të të drejtave të njeriut dhe të dënojnë gjuhën e urrejtjes dhe diskriminimit në bazë të orientimit seksual dhe identitetit gjinor.

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dhe Këshilli për Etikë në Mediat në Maqedoni dënojnë ashpër gjuhën e urrejtjes që ishte e përdorur dhe e transmetuar në një pjesë të mediave në vend, gjatë festimit të fitores të klubit të hendbollit “Vardar”.

Këshilli për Etikë në Mediat në Maqedoni (KEMM), Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik (SPGPM) dhe Instituti Maqedonas për Media (IMM), me rastin e 3 majit – Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit përkujtojnë për nevojën për angazhim më serioz nga të gjitha palët relevante rreth reformave të rëndësishme në sektorin mediatik në vend.

РЕДОВНОТО ГОДИШНО СОБРАНИЕ на Советот за етика во медиумите на Македонија, ќе се одржи на 12 април 2019 година (петок), со почеток во 11 часот, во хотелот “Квинс”, во трговскиот центар “Зебра”, во Скопје.

Këshilli i Etikës në Mediat e Maqedonisë (KEMM) dhe Shoqata e Gazetarëve (SHGM), me rastin e informimit të mediave lidhur me rastet e vetëvrasjes u bëjnë thirrje gazetarëve që t’i respektojnë standardet dhe normat etike dhe të përmbahen nga informimi sensacional. Me këtë rast, përkujtojmë në nenin 7 të Kodeksit të gazetarëve, sipas të cilit “gazetari do të respektojë privatësinë e individit, përveç atëherë kur ajo bie ndesh me interesin publik.

“Vetëqëndrueshmëria e këshillave për etikë – mit ose realitet për rajonin e Ballkanit dhe Turqisë” është temë e konferencës së sotme rajonale që Këshilli për Etikë në Media në Maqedoni (KEMM) e organizoi në Shkup, në prani të pjesëmarrësve nga këshillat për etikë në shtetet fqinje.

Në prag të zgjedhjeve presidenciale, Këshilli për Etikë në Mediat në Maqedoni (KEMM) bën thirrje për përgjegjësi të plotë profesionale në gazetari, promovim të procesit participues politik, qasje të vazhdueshme të opinionit deri te informacionet relevante dhe të besueshme.

Këshilli i Etikës së Mediave në Maqedoni (KEMM) sot organizoi “Ditë të hapur” në Komunën e Gostivarit, në kuadër të së cilës u mbajt seancë e Komisionit për Ankesa me ç’rast u diskutuan ankesa të parashtruara për informim joetik në media.

Këshilli për Etikë në Media të Maqedonisë (KEMM) dënon sjelljen e përfaqësuesit të kryesisë së 1 TV, Bojan Jovanovski ndaj gazetares së Makfaks-it, Meri Jordanovska, lidhur me kritikat e saj për emisionin “Insajder” të emetuar në këtë televizion.

Treguesit për shifrat dhe llojet e parashtresave të dorëzuara në Komisionin për Ankesa të Këshillit për Etikë në Media në Maqedoni (KEMM) gjatë vitit të kaluar tregojnë se standardet etike dhe profesionale të gazetarisë shkelen më së shumti prej mediave onlajn (76,5%), e pastaj prej televizioneve (17,6%), ndërsa prej atyre të shkruara ditore dhe javore (4,4%).

Në konferencën e sotme për shtyp në Qendrën e Informacionit të BE-së, në Shkup, u bë prezantimi i formimit të Rrejti për luftën kundër gjuhës së urrejtjes në media, nismëtar dhe koordinator i të cilit është Këshilli i Etikës së Mediave në Maqedoni ( KEMM).

Këshilli për etikë në media (KEMM), ne bashkëpunim me Misioninn e OSBE-së, nesër (e merkurë) me filim ne orën 10.30 në EU INFO qendrën në Shkup, organizon konferencë për media, për ta informuar opinionin rreth formimit të Rrjetit për luftë kunder gjuhës së urrejtjes në media.

nagrada 2018

Delegacioni i Bashkimit Evropian, në partneritet me Këshillin për Etikë në Mediat, mbrëmë e ndau çmimin “Zhan Mone” për storje më të mirë të gazetarit, si dhe për fotografinë më të mirë reportere dhe amatore.